Gazeta Dita

Caktohet data e parë për votimin e Presidenti­t, emrat e përfolur dhe debatet mes palëve

Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në votim. Mbledhja u shoqërua me akuza dhe kundërakuz­a mes palëve. Mazhoranca tha se “opozita nuk duhet të vendos kushte”.

-

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot datën 16 maj ora 17:00 për raundin e parë të votimit për Presidenti­n e ri. Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve po ashtu vendosi datën 15 maj ora 16:00 si afatin e fundit për dorëzimin e kandidatur­ave për president Ndërkohë më datë 16 maj ora 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të verifikuar kandidatur­at e Presidenti­t të ri. Në Konferencë­n e Kryetarëve, opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në votim. Mbledhja u shoqëruar me akuza dhe kundër akuza mes palëve. Mazhoranca tha se “opozita nuk duhet të vendos kushte”. Ndërsa Alibeaj në një përgjigje për Spiropalin tha se askush nuk po vendos kushte megjithatë Presidenti sipas tij duhet të jetë i popullit dhe jo i partisë. Partia Socialiste i qëndroi propozimit për datën 16 maj për votimin e parë për Presidenti­n e Republikës. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me shumicë votash datën 16 maj ora 17:00 për raundin e parë të votimit për Presidenti­n e ri. Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve po ashtu vendosi datën 15 maj ora 16:00 si afatin e fundit për dorëzimin e kandidatur­ave për president. Ndërkohë më datë 16 maj ora 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të verifikuar kandidatur­at e Presidenti­t të ri. Deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër propozimit të PS që u votua nga maxhoranca. Sipas Kushtetutë­s, procedura për zgjedhjen e presidenti­t duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidenci­al, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj. Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidenti­t, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota. Deri më tani janë përfolur shumë emra për president, siç janë Visar Zhiti dhe Neritan Ceka nga opozita apo Fatos Nano, Mimi Kodheli, etj

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania