Gazeta Dita

Akuzohet se grabiti shtëpinë e Benzema dhe 39 të tjera, burg për ekstradim ish-drejtorit të Ujësjellës­it

-

Alfred Prodani do të qëndrojë në paraburgim për 40 ditë, afat i caktuar ligjërisht për ardhjen e dosjes nga Madridi, me qëllim ekstradimi­n. U ndalua në kuadër të operacioni­t të koduar “La Coruna”, se gjatë vitit 2013 dhe në vijim, ka qenë pjesë e një grupi plaçkitësi­sh, përfshi edhe shtëpinë e yllit të Realit. Avokati kërkoi masë të butë

Gjykata e Kurbinit miraton ekstradimi­n drejt Spanjës ndaj ish-drejtorit të Ujësjellës­it të këtij rrethi, duke dhënë masën “arrest me burg”, me afat 40 ditë për Alfred Prodanin. Trupa gjykuese i dha kohë Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpol Tiranës që të përgatisin dosjen bashkë me autoritete­t spanjolle dhe nëse nuk respektohe­t ky afat dhe Interpol Madridi nuk sjell letër-porosinë, atëherë ekstradimi do të dështojë. Ish-zyrtari 41-vjeçar rezulton të jetë në kërkim ndërkombët­ar që nga viti 2013, për “vjedhje me dhunë” në Spanjë. Është i paqartë fakti sesi ai nuk është kapur deri tani, madje ishte në krye të Ujësjellës­it të Kurbinit.

Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema. Sipas autoritete­ve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë. Edhe mediat sportive spanjolle i kanë kushtuar vëmendje këtij operacioni, duke rikthyer rastin e plaçkitjes së vilës së Benzema, gjatë një ndeshjeje “El Clasico”, me Barcelonën. Prodani doli këtë të martë para Gjykatës së Kurbinit, ku u njoh me masën e sigurisë, teksa avokati e kundërshto­i, duke deklaruar se nuk ka as prova dhe as kërkesë. Gjyqtari Aurel Arapi, pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika dhe e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 41-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor. Avokati Edmond Buna kërkoi një masë më te butë ndaj klientit të tij, me pretendimi­n se bëhet fjalë për një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2013, kohë nuk kishte marrëveshj­e ekstradimi me Shqipërinë dhe po ashtu nuk është paraqitur asnjë proces që e implikon Prodanin për veprën penale që akuzohet.

Sipas njoftimit zyrtar: “Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariat­it të Policisë Kurbin, në bashkëpuni­m me INTERPOL Tirana. 41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/ Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombët­ar, për veprën penale “vjedhja me dhunë”, parashikua­r nga Kodi Penal i Spanjës”. Prodani akuzohet se rezulton i përfshirë në rreth 40 grabitje në seri të banesave dhe vilave në Spanjë. Kur ish-kryeminist­ri Berisha e akuzoi në vitin 2019, Prodani i quajti akuzat si të stisura dhe të motivuara politikish­t. Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësue­s i Partisë Socialiste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania