Gazeta Dita

A PO KOMPENSON EDI RAMA BRAKTISJEN E LUFTËTARËV­E TË UÇK NGA SHTETI I KOSOVËS?

- Nga MERO BAZE

Kryeminist­ri Edi Rama ka vizituar katër drejtuesit e lartë të UÇK në dhomat speciale në Hagë, më shumë se një vit e gjysmë pas ndalimit të tyre. Vizita ka shkaktuar polemika, pasi është vizita e parë një kryeminist­ri shqiptar në qelitë e drejtuesve të shtetit të Kosovës, të cilët ende nuk janë vizituar nga presidenti apo kryeminist­ri i Kosovës.

Disa muaj më parë, Hashim Thaçi refuzoi takimin me ekipin e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës si të politizuar, të cilët me qëndrimin e tyre kishin rënduar pozitat e të burgosurve në Hagë.

Në përpjekje për të ndryshuar masën e arrestit për katër të ndaluarit, Gjykata kishte marrë informacio­ne nga Kosova se të katër personat janë njerëz me ndikim të fortë në polici dhe shtetin e Kosovës, duke u paraqitur kështu si arsyetim se ata nuk mund të liroheshin dhe të shkonin në Kosovë.

Qëndrimi diabolik i administra­tës së qeverisë së Albin Kurtit ndaj katër drejtuesve të UÇK, reflekton hakmarrjen politike dhe nivelin e ulët të komunikimi­t politik në Kosovë dhe për çështje të ndjeshme siç është burgosja e ish- krerëve të shtetit.

Por a e kompenson vizita e Edi Ramës braktisjen e luftëtarev­e të UÇK nga shteti i tyre?

Edi Rama ka dëshirë ta kuptojmë kështu. Edhe pse ai ka raporte personale shumë të afërta me katër drejtuesit e UÇK, ai ka shkuar aty si kryeminist­ër i Shqipërisë, pasi Gjykata e Hagës ka dështuar në motivin me të cilin nisi gjyqin, në argumentin për organizatë kriminale dhe në gjetjen e fakteve.

Akuzat ndaj liderëve të UÇK u bazuan mbi raportin e Dick Marty, i cili i akuzonte ata për trafik organesh, një akuzë monstruoze që u përdor për të sensibiliz­uar opinionin ndërkombët­ar.

Sot në Hagë kjo akuzë është fshirë nga dosjet e tyre dhe nuk e përmend askush. Pra ajo u përdor vetëm si beze e kuqe për të tërhequr mbështetje për arrestimin e tyre dhe sot nuk ekziston më. Përkundraz­i, Dick Marty është i kërcënuar nga serbët me vdekje, me qëllim që të fajësohen shqiptarët.

Pra është e qartë që ka rënë motivi për të cilin u sensibiliz­ua opinioni ndërkombët­ar për këtë gjyq.

Së dyti, akuzat për organizatë kriminale janë të pabaza, pasi UÇK nuk ishte një organizatë e centralizu­ar, e krijuar nga lart poshtë. Ajo kishte tendencë të qartë të kontrolloh­ej politikish­t nga lart, por lindja dhe zhvillimi i saj në terren ishte spontan dhe nuk krijohej nga ndonjë kupolë drejtuese, por nga gjeografia e krimeve të Milosheviç­it. Aty ku ai shkonte, digjte fshatra e vriste njerëz, krijohej UÇK dhe u bashkohej pjesëve të tjera të këtij organizmi. Aq e vërtetë është organizimi spontan i saj, sa dhe në kulmin e ndarjes me UÇK dhe FARK në vitin 1998, kur njësitë ushtarake të krijuara nga Qeverisa e Kosovës, hynë në Kosovë me simbole të UÇK. Kjo tregon se dhe rivalët e tyre kishin të njëjtin simbol. Kjo e bën UÇK lëvizje popullore, por jo organizatë, e aq më tepër kriminale.

Së treti, pafuqia e Gjykatës së Hagës pas një viti e gjysmë për të formuluar një akuzë buron nga fakti, se ata janë mbytur në faktet dezinformu­ese të ofruara nga zyrtarë të policisë serbe për UÇK në Kosovë, dhe tani duhet të qëmtojnë të vërtetat dhe gënjeshtra­t, duke vonuar procesin në mënyre ekstreme dhe duke rrezikuar seriozitet­in e gjyqit.

Ndërsa gjyqi ndaj Milosheviç­it dhe palës serbe mbaroi shpejt, pasi faktet ishin sheshit dhe konkrete, gjyqi ndaj këtyre po dështon, pasi në fakt është një histori e bazuar mbi kërkime në shtyp dhe jo mbi kërkime për krime lufte.

Vizita e kryeminist­rit të Shqipërisë, është një sinjal se drejtësia ndërkombët­are nuk mund të justifikoj­ë dështimin e vet, duke bërë një padrejtësi të re ndaj viktimave të saj. Edhe pse kjo mund t’i pëlqejë dikujt në Kosovë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania