Gazeta Dita

Bien lehtë humbjet në rrjetin e shpërndarj­es: Për tre mujorin humbi 24.15% e energjisë së shpërndarë, 34.2% vidhet!

-

Niveli i humbjeve të energjisë në sistemin e shpërndarj­es u shënua në 24.15% për 3-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që u mbyll me një nivel humbjesh në masën 24.63%.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara, në raport me 3-mujorin e vitit të kaluar, ulje të lehtë kanë pësuar edhe humbjet joteknike, ku përfshihen kryesisht vjedhje e energjisë. Megjithatë, niveli i tyre mbetet i lartë, pasi përbëjnë rreth 34.2% të energjisë totale që humb në rrjet. Humbjet e energjisë ne rrjetin e shpërndarj­es i kushtojnë shqiptarëv­e miliona euro. Vetëm për mbulimin e humbjeve për periudhën 23-31 janar të këtij viti Operatorit i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike shpenzuar rreth 10 mln euro. Reduktimi i humbjeve në rrjet kërkon investime, ndërkohë që aktualisht përmes vendimit për shpalljen e gjendjes së emergjencë­s, qeveria ka urdhëruar kompanitë publike të pezullojnë investimet deri në muajin prill.

Ndërkaq, pak kohë më parë Qeveria miratoi rishikimin e planit për reduktimin e humbje venë planin e konsolidim­it financiar të sektorit elektor energjetik, të përcaktuar në kredinë e marrë gjatë vitit 2014 nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke përcaktuar se niveli i humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin duhet të reduktohet, ndërkohë që deri në vitin 2026 ky tregues duhet të arrijë në 17.8%. Sipas treguesve të rinj, për vitin 2021 humbjet e energjisë në rrjet duhet të rezultojnë në 20.5%, ndërsa në vitin që vjen 19.6%, duke arritur në 17.8% në vitin 2026.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania