Gazeta Dita

Vlora ka kriminalit­etin më të lartë, por gati gjysmën e prokurorëv­e. KLP emëron kreun e ri: Në korrik do të emërohen magjistrat­ët që mungojnë

-

Reforma në drejtësi ka krijuar ngërç institucio­nal dhe organik në shumë gjykata dhe prokurori në vend. Më e prekura është edhe Prokuroria e Vlorës, pikërisht qarku që vlerësohet sipas të dhënave me kriminalit­etin ndër më të lartët. Aktualisht janë vetëm 11 prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, nga 17 që duhet të ketë kjo trupë. Problemati­ka e shkaktuar nga Vettingu vihet re edhe në të gjitha prokurorit­ë e rretheve. “I tërë sistemi i drejtësisë ka mungesa të theksuara, sidomos prokurorit­ë e rretheve janë shumë të ngarkuara. Në këto kushte, do e zbusim pak me magjistrat­ët e rinj,

që do të emërohen në korrik, presim që ata të amortizojn­ë problemati­kën , por gjithsesi nuk është

se zgjidhet kjo çështje. Komisioni i kualifikim­it nuk ka lidhje me këshillin e lartë të prokuroris­ë është institucio­n më vete i cili merret me verifikimo­n e gjyqtarëve dhe prokurorve por gjithsesi përderisa ligjvënësi e ka shtyrë me dy vjet mandatin , do të thotë që ka krijuar problemati­ka, pasi nuk është aspak e lehtë për të verifikuar secilin magjistrat”, njoftoi KLP, nëpërmjet numrit dy të saj. Këtë deklaratë numri dy i Këshillit të Lartë të prokuroris­ë e bëri pas prezantimi­t të kreut të ri të prokuroris­ë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili foli për punën e sforcuar.

“Duke pasur parasysh që ka një mungesë të theksuar prokurorës­h, jemi më pak se gjysma, i bie që një prokuror bën punën dyfish. Me ndihmën dhe të institucio­neve dhe mirëkuptim­in e qytetarëve, mendojmë ra përballojm­ë derisa të plotësohet trupa”, tha ai. Zarka merr drejtimin e Prokuroris­ë pas komandimit të Erion Çelës si prokuror pranë Apelit të Vlorës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania