Gazeta Dita

Prokuroria kërkon burgosje, Sulejmani mbrohet: S’jam i droguar, bëj palestër! Frenat s’mbajtën, isha me 40 km/h

-

Shoferi i proceduar tetë herë radhazi nga Policia Rrugore për shkelje të rënda, mohon që të ketë qenë i droguar në timon në momentin kur mesditën e së dielës shtypi çiftin Konomi dhe foshnjën 3-muajshe të tyre, teksa kalonin vizat e bardha te “Rruga e Kavajës”. Ajas Konomi, për të cilin prokuroria kërkon izolimin në paraburgim si përsëritës dhe për shkak të aksidentim­it të një familjeje, mes tyre dhe një fëmijë të mitur, pretendon se në momentin e fundit s’i mbajtën frenat. Por hetuesit e konsideroj­në alibinë jo të qëndrueshm­e, për shkak se makina fuoristrad­ë është luksoze, markë e prodhimit të fundit “G-Class”. Gjithashtu Ajazi ka thënë se ai po udhëtonte vetëm me 40 km në orë, teksa pritet të mbërrijë e plotë edhe ekspertiza auto-teknike, për ta dërguar në Gjykatë. 39-vjeçari udhëtonte me të bijën e mitur në makinë në momentin e aksidentit dramatik dhe Policia thotë se nga testi që iu bë, rezultoi konsumator i lëndëve narkotike kanabis sativa. Fakt që Ajazi e kontestoi fortë, edhe pse më parë ka qenë i dyshuar si përdorues dhe shpërndarë­s i tyre, brenda vendit dhe deri në SHBA. Masa e sigurisë i është caktuar gjyqtares Rexhina Merlika. Vendimi pritet të merret në dhomën gjyqësore për të miturit, meqenëse i lënduar nga aksidenti ka mbetur edhe një e mitur tre muaj. Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin, ndërsa do të përballet me një sërë akuzash ai shkelje e rregullave të qarkullimi­t me pasojë, drejtim te automjetev­e në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës si dhe largim nga vendi i aksidentit. Policia Rrugore ia ka hequr patentën për 2 vite dhe i vendosi 105 mijë lekë gjobë. “Nuk kam qenë shpejt. Kam qenë me 40 km/h. Nuk kam faj, nuk punuan frenat e sistemi frenimit. Testi i drogës s’është real, më bëni analiza gjaku. S’përdor kurrë drogë në jetën time, për më tepër merrem me sport e palestër. Nuk u largova nga vendi aksidentit, çova vajzën në spital të dëmtuarit i ndihmuan kalimtarët. Skam asgjë tjetër për të deklaruar”, mësohet se ka thënë ai. Fuoristrad­a me shpejtësi, në semafor të kuq dhe të vizat e bardha, përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi, zyrtar i Ministrisë së Arsimit dhe mjeke e Shëndetësi­së, si dhe foshnjën e tyre të sapolindur, teksa u plagosën rëndë prindërit. Tashmë gjendja e tyre është e stabilizua­r, teksa skena e ngjarjes ishte një panik i vërtetë për kalimtarët, teksa autori i dyshuar arratisej me vrap, me vajzën e tij në krahë. Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritete­t amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania