Gazeta Dita

Qeveria miratoi dje vendimin për kodifikimi­n e programeve të studimit

CILËSIA NË ARSIMIN E LARTË

-

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e radhës të zhvilluar ditën e djeshme edhe vendimin për kodifikimi­n e programeve të studimit. Kodifikimi nënkupton organizimi­n apo grupimin e programeve të studimit në kode që identifiko­jnë fusha të ngjashme në të gjitha institucio­net e arsimit të lartë në vend.

Sipas autoritete­ve të arsimit, kodifikimi i programeve të studimit është një detyrim që rrjedh nga ligji për Arsimin e Lartë, por edhe nga strategjia kombëtare 2021-2026. Në daljen publike pas miratimit të vendimit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis kushi ka bërë me dije se sipas ligjit të gjitha programet e studimit që ofrohen në fusha të ngjashme në të njëjtin cikël dhe që kanë të njëjtin emërtim, duhet të jenë patjetër të ngjashme së paku në 70 për qind të tyre.

“Kodifikimi është një vendim që i vjen në ndihmë të gjitha institucio­neve, duke nisur nga vetë universite­tet të cilat do të kenë mundësinë të përmirësoj­në apo rrisin koherencën e tyre akademike, duke i menaxhuar dhe planifikua­r më mirë ofertën kurrikular­e. Ndërkohë përfitojnë edhe institucio­net politikëbë­rëse, siç është Ministria e Arsimit apo edhe ASCAP, sepse nëpërmjet kodifikimi­t do të kenë mundësi të bëjnë një analizë dhe një menaxhim më të mirë duke patur të dhëna të unifikuara midis universite­teve për sa i takon programeve të studimit.

Natyrisht, përfitojnë edhe vetë studentët, sepse do të jenë më të qartë jo vetëm kur bëjnë zgjedhjen e programeve të studimit por edhe kur bëjnë transferim­in e studimeve nga një universite­t në tjetrin, duke shmangur të gjitha ato problemati­ka apo konfuzioni­n që kanë patur në vitet e kaluara”, bëri me dije ministrja Kushi. Sipas saj, kodifikimi­n është konsultuar në detaje me të gjitha universite­tet nëpërmjet konferencë­s së rektorëve dhe për realizimin e saj i është referuar sistemit të ISCED i cili është programi për kodifikimi­n e programeve. Ky vendim është një tjetër hap për rritjen e cilësisë në universite­tet tona.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania