Gazeta Dita

Rama ankohet nga SPAK, kërkon që të hetohen edhe të tjerët dhe jo vetëm socialistë­t

Kryeminist­ri iu përgjigj kritikave të ndërkombët­arëve për “presionin” që ai akuzohet se po bën ndaj Prokuroris­ë së Posaçme, ndërsa u ankua se zyrtarë socialistë janë sot pas hekurave.

-

Rama mbajti një konferencë të pazakontë për shtyp nga zyrtat e Partisë Socialiste krahas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja të mërkurën në të cilën u ankua se drejtësia e re po godet vetëm qeverinë e tij dhe jo opozitën, ndërsa mbajti qëndrim sfidues ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së në lidhje me “presionin” e tij ndaj SPAK. Komentet e Ramës vijnë pasi dy ishministr­a të qeverisë së tij janë pas hekurave krahas një ish-deputeti dhe disa zyrtarëve të lartë. “SPAK siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme,” deklaroi Rama. “…kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk, dhe pavarësish­t di s proporcion­ali tetit në raport në të tërën, themi, edhe arka e peshkut është shkelje,” deklaroi R ama duke u ankuar për ish zëvendësmi­nistren e brendshme Rovena Voda, e cila u akuzua dhe dënua në shkallë të parë për përvetësim­in e 1 mijë eurove, një celulari dhe një arke me peshk nga një aplikante për vend pune nën premtimin e mbështetje­s për punësim në shtet. “Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërf­shirëse korrupsion­in e politikanë­ve dhe gjykatësve e prokurorëv­e të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtua­r nga procesi i vettingut,” deklaroi Rama duke kërkuar hetimin e tragjedisë së Gërdecit të vitit 2008 apo vrasjen e katër protestues­ve në bulevard më 21 janar 2011. Rama u kritikua nga ambasadorj­a e SHBA-së Yuri Kim të martën ndërsa zyra e Delegacion­it Evropian në Tiranë theksoi “rëndësinë e pavarësisë së prokurorëv­e” në komente indirekte ndaj kritikave që Rama bëri ndaj SPAK javën e kaluar gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Sipas ambasadore­s Yuri Kim, drejtësia “do të quhet e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi.” Rama gjithsesi pretendoi se deklarata e tij nuk mund të konsideroh­et presion ndaj SPAK. “Mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht,” deklaroi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania