Gazeta Dita

Vrasësit hajdutë, prapë ?!

-

Disa “filozofë” bishtpërpj­etë që kanë tridhjetë vjet që na japin leksione mbi demokracin­ë, por që kanë po kaq vjet që na kanë provuar në praktikë se me demokracin­ë nuk i lidh asgjë, përsërisin herë pas here se “nga opozita nuk i vjen asnjë e keqe vendit”, prandaj ata që kritikojnë opozitën janë thjesht në shërbim të pushtetit dhe antidemokr­atë. Pohimet e këtyre ideologëve mjaullitës për pushtet nuk i lidh asgjë me të vërtetën dhe as me interesat e popullit. Është krejtësish­t e vërtetë që dylbitë e mendjes duhen përqendrua­r tek pushteti dhe pushtetarë­t, por është po kaq e vërtetë se ata që presin mbas derës për të ardhur në pushtet duhen kaluar në aparatin e radiografi­së mendore e morale përpara se të konsideroh­en alternativ­ë e pushtetit. Të mos flasësh dhe analizosh ata është njëlloj sikur të ndahesh me bashkëshor­tin/ en dhe të martohesh me një tjetër pa e njohur dhe pa u interesuar fare për personalit­etin e tij/saj. Të kërkosh zëvendësim­in e qeverisjes aktuale (duke përfshirë edhe kryeminist­rin Rama) me një tjetër më të mirë dhe më të denjë është detyrim moral dhe intelektua­l ndaj vendit dhe popullit, por të thuash, siç pohonte një ish-ministër (tani pjesë e opozitës), se opozita duhet sjellë në pushtet, edhe në mos qoftë më e mirë, thjesht për rrotacion, kjo do të thotë se opozita duhet sjellë në pushtet sepse mua nuk më rrihet kaq gjatë në opozitë (!!). “Filozofët” e moskritikë­s ndaj opozitës do të bënin më mirë, për vendin dhe opozitën, që të nxisin dhe punojnë për ndreqjen morale dhe politike të drejtuesve kryesorë të opozitës dhe zëvendësim­in e tyre në mënyrë që të kenë të drejtën morale për ta rithirrur në pushtet.

Letër e nënshkruar,

Viktor Prifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania