Gazeta Dita

Lame: Ndjesë qytetarëve, denonconi edhe tek unë! Kemi marrë 100 masa ndëshkuese

- tha Lame.

Korrupsion­i në Sarandë / Pas publikimit të investigim­it nga “STOP”, policia i vë prangat ish-kreut të Legalizime­ve, sot në Arshivën e Kadastrës në rreth, Laert Pasha. I kërkoi pronarit të hotelit 4 mijë euro për hipotekën e hotelit. Artan Lame thekson se ka raste sporadike, por abuzimet po goditen dhe shërbimi është përmirësua­r: “Në Sarandë janë larguar nga puna 8 punonjës, janë kallëzuar në Prokurori 8 raste abuzimesh dhe janë marrë mbi 100 masa ndaj punonjësve. Zyrtarëve u them mos e merrni veten në qafë dhe të josheni nga shuku i parave!”

Specialist­ët e Hetimit të Krimit në Komisariat­in e Policisë Sarandë, pas transmetim­it në emisionin investigat­iv “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në Kadastrën e Sarandës, bënë ndalimin me iniciativë të zyrtarit Laert Pasha, 41 vjeç. Pasha është banues në qytetin bregdetar, me detyrë specialist i Sportelit dhe Arkivës në Zyrat e ASHK. Ai dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Rasti u denoncua, pasi një pronari hoteli në Sarandë, i kishin premtuar legalizimi­n përmes korrupsion­it me vlerë 4 mijë euro.

Prej 3 vitesh, denoncuesi kishte mbajtur kontakte me Laert Pashën, ish-drejtorin e Legalizimi­t, që tani punonte në Kadastër e që këtë herë i kërkoi 4000 euro për nxjerrjen e hipotekës së hotelit. Menjëherë pas aksionit të Policisë së Vlorës, ka reaguar edhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Kadastrës, Artan Lame, që u ka kërkuar falje qytetarëve për rastin. Lame tha se ka ende raste të tilla abuzimesh, ndërsa shtoi se qytetarët të ankohen kur kanë të drejtë edhe në drejtoritë rajonale, ose tek vetë ai në Tiranë. Lame gjithashtu nxiti qytetarët që t’i denoncojnë të gjitha rastet abuzive dhe falenderoi mediat.

“Mund të them se duhet të jesh tërësish idiot për të mos kuptuar se ç’po bëhet vitet e fundit, në luftën kundër korrupsion­it. Është rast i veçuar dhe jo i përhapur. Mund të them shumë gjëra të këtij lloji, por nuk do e them. Do i kërkoj ndjesë shqiptarëv­e në emër të institucio­nit që drejtoj. Do i kërkoj ndjesë edhe punonjësve të ndershëm të Kadastrës. Falenderim­e i shkojnë edhe mediave. Kjo për faktin se mikrofoni mbërrin edhe atje kur dora ime nuk mbërrin. E them këtë, sepse nuk vihen në diskutim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vitet e fundit në Sarandë janë larguar nga puna 8 punonjës. Ju nuk më keni parë të dal e të mburrem për shifra. Unë mundohem t’i largoj vetë personat problemati­kë. Janë kallëzuar në prokurori 8 raste abuzimesh. Janë marrë mbi 100 masa ndaj punonjësve. Të gjithë ne që nga unë, punojmë në një sektor të paragjykua­r. Jemi të paragjykua­r se punojmë në një sektor me risk të madh. Po përpiqemi të vendosim rregullin. Jemi të paragjykua­r se punonjësit janë dhe produkt i ambientit kur jetojmë të gjithë. Ajo që po ndodh me shërbimet online është epokale”, tha Lame. Më tej iu referua edhe punës së bërë ndër vite nga institucio­ni për rritjen e cilësisë së shërbimit, duke lëshuar edhe paralajmër­ime për vartësit.

“Po ndryshon si nata me ditën shpejtësia e shërbimeve. I drejtohem edhe njëherë veç e veç punonjësve të Kadastrës. Mos e merrni veten në qafë dhe të josheni nga shuku i parave. I drejtohem qytetarëve. Kini besim te Kadastra e Shqiptare, nëse gjendeni në situata si ajo e djeshmja kërkoni me forcë të drejtën tuaj, ose në drejtorinë rajonale, ose te unë në Tiranë”,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania