Gazeta Dita

Një turist i vdekur dhe 4 të plagosur, ngatërruan rrugën. Policia: Viktima ra nga shkëmbi me dëborë në humnerë!

-

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik të turistëve gjermanozc­icerianë në alpet e veriut të Shqipërisë, pasditen e së martës. Ndonëse fillimisht u fol për dy turistë që kishin rënë në një greminë në Valbonë-Theth, tashmë konfirmohe­t për 1 prej tyre të vdekur dhe 4 persona të tjerë të plagosur. Policia shkoi në vendngjarj­e me vështirësi, për shkak të terrenit të rrezikshëm, të thyer dhe me borë, ndërsa theksohet se ditën e djeshme gjendja shëndetëso­re e të tjerëve u përmirësua. Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës, në ato të Thethit, për shkak se kishin ngatërruar rrugën e guidës alpiniste. Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët. Pas disa orësh veprime nga

toka dhe ajri, është nxjerrë dhe trupi i pajetë i turistit në Valbonë, teksa u shpëtuan të tjerët, në operacioni­n që u mbyll orët e mbrëmjes. Policia e Tropojës, në një komunikatë për mediat, sqaroi dhe ngjarjen. Sipas uniformave blu, turistët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës. Pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre më vendin e quajtur “Qafë

Valbonë”. Sipas policisë, njëra prej turisteve, M. S., 29 vjeçe, ka deklaruar se po eksploront­e zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç. Ky i fundit, duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë i riu ka humbur jetën, kurse ajo njoftoi menjëherë shoqëruesi­t e tjerë dhe më pas policinë vendore për ndihmën e parë dhe grupet e kërkimshpë­timit. “Nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J. Ndërsa shtetasja M. S., u transportu­a me helikopter, në spitalin e Bajram Currit. Të tjerët morën shërbimin ambulator në spital dhe më pas u lanë të dilnin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania