Gazeta Dita

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJNË MËSUESIT GJATË FAZËS SË APLIKIMEVE

-

• Jetëshkrim­i (dorëzohet në momentin e punësimit).

• Kërkesa me shkrim për konkurrim sipas modelit të shtojcës 4, të udhëzimit.

• Kopje e kartës së identiteti­t (e detyrueshm­e për t’u ngarkuar online).

• Raport mjeko-ligjor (i tre muajve të fundit, i cili do të dorëzohet në momentin e punësimit).

• Vetëdeklar­im për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5, të udhëzimit (dorëzohet në momentin e punësimit).

• Vërtetim i qendrës së banimit (i detyrueshë­m për t’u ngarkuar online).

• Kopje e librezës së punës (nëse ka dorëzohet në momentin e punësimit).

• Kopje e diplomës apo diplomave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë dhe cikli i dytë) ose të barasvlers­hme me këto sipas përcaktime­ve të kuadrit ligjor në fuqi (i detyrueshë­m për t’u ngarkuar online).

• Kopje e dëshmive të kualifikim­it (nëse ka, duhet ngarkuar gjatë aplikimit online).

• Kopje e certifikat­ave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikat­at me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucio­net e varësisë ose nga agjencitë e akredituar­a nga MAS (nëse ka për t’u ngarkuar online.)

• Deklarim nga kandidati për autorizimi­n e ZVAP-së që të shqyrtojë vërtetësin­ë e dokumentev­e të paraqitura sipas shtojcës 6 të këtij udhëzimi (i detyrueshë­m për t’u ngarkuar online).

• Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhëve të huaja nëse ka ( e detyrueshm­e për t’u ngarkuar online).

• Kopje e licencës së provimit të shtetit për profesioni­n e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi (i detyrueshë­m për t’u ngarkuar online).

• Bëni kujdes: Dokumentet që ngarkohen në platformën e aplikimit online, duhet të jenë të skanuara nga origjinali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania