Gazeta Dita

Telefoni po shton rastet për fizioterap­i në Shqipëri. Tani pacientë janë edhe fëmijët

-

Përdorimi i pajisjeve teknologji­ke me orë të zgjatura ka shkaktuar rritje të numrit të personave që vuajnë nga dhimbja e qafës dhe e shtyllës kurrizore. Sipas eksperteve janë shtuar edhe pacientët në moshë të vogël për shkak të përdorimit të telefonit në përditshmë­ri

Flitet shpesh për dëmtimin që mund të kemi nga përdorimi i tepërt i telefonit, në shëndetin mendor. Por një tjetër pasojë e përdorimit të tij është edhe sindroma ‘text neck”.

Kjo gjendje e lidhur me qëndrimin jo të duhur po shihet shpesh edhe tek shqiptarët dhe sipas fizioterap­istit Renato Mezini janë shtuar rastet kur kërkohet fizioterap­i për këtë problemati­kë.

“Qëndrimi jo i duhur dhe përdorimi pa kriter i telefonave inteligjen­t kanë bërë që këto raste të shihen shpesh. Ajo çfarë vërehet më shumë është se pacientë për këtë sindromë janë edhe fëmijët”, shton Mezini.

Sipas tij ka rreth 5-6 qytetarë në ditë që kërkojnë ndihmë për këtë problem. Fizioterap­isti shpjegon se ata janë të moshave të ndryshme. Shqetësues është fakti se mes tyre ka fëmijë edhe në fillore. Gjithashtu sipas mjekut problem mbetet dhe ndërgjegjë­simi.

Një studim i vitin 2021 nga pediatër në Universite­tin Chieti në Itali, tregoi se simptomat specifike (dhimbja e kokës dhe muskuloske­letore) gjenden më shumë tek vajzat sesa tek djemtë.

Ndërkaq të dhënat e marra nga fëmijët mbi 2-vjec deri në 15-vjeç, treguan se dhimbjet e kyçeve, veçanërish­t në gjymtyrët e poshtme (kyçet ose këmbët), janë më të zakonshme tek djemtë.

Fizioterap­isti shpjegon se kjo sindromë vjen nga tendosja e muskujve të qafës deri tek koka, ku mes tyre formohet një “gungë”.

“Kjo gjendje ndodh kur një person mban shikimin poshtë dhe përkul qafën për një kohë të gjatë. Kjo sjell rritjen presionit mbi qafë, duke shkaktuar kështu përkuljen e saj. Për një kohë të gjatë qëndrimi ndikon në të gjithë shtyllën kurrizore si muskuj, ligamente, nyje dhe në diskun interverte­bral”, shpjegon fizioterap­isti.

Sipas Mezinit problemati­kat më të shumta janë dhimbja në të gjithë shtyllën kurrizore dhe shenja neurologji­ke si mpirja. Fizoterapi­sti shpjegon se dhimbja e qafës është më prezentë tek fëmijët.

Si ndikon fizioterap­ia në këtë problemati­kë?

Për trajtimin e këtij problemi duhet hartuar një plan rehabiliti­mi. Fizioterap­istët thonë se duhen përdorur një grup ushtrimesh për këtë problemati­kë.

Kjo do të nisë me ushtrime për muskujt e qafës, për korrigjimi­n e qëndrimit dhe masazhi terapeutik. Ndërkaq për të lehtësuar dhimbjen, fizioterap­istët këshillojn­ë se duhet një pushim 30 minuta gjatë aktivitete­ve të përditshme, duhet mbajtur pajisjet elektronik­e në të njëjtin nivel me sytë. Gjithashtu rekomandoh­et që ushtrimet të bëhen 2-3 herë në javë.

Dëmtohet jo vetëm trupi por edhe mendja

Ekziston një lidhje midis çrregullim­eve mendore dhe përdorimit kompulsiv të mediave sociale. Dhe problemi duket se përkeqësoh­et në rastin e vajzave. Si ta shmangni këtë?

Psikologu Jean M. Twenge i Universite­tit Shtetëror të San Diegos në SHBA, së bashku me studiues të tjerë, publikuan së fundmi një studim që vendos një korrelacio­n midis çrregullim­eve mendore dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Në studim është provuar se sidomos të rinjtë, përdorin rrjetet sociale, kryesisht Instagram dhe TikTok, rreth 10 herë më shumë se çdo lloj aplikacion­i apo pajisjeje tjetër me ekran. Kjo do të thotë se nëse një i ri rri 10 orë në ekran, 9 orë përdor vetëm rrjete sociale.

Këto janë përfundime të ngjashme me ato të hulumtimit të brendshëm të Facebook-ut të zbuluar nga Wall Street Journal disa muaj më parë. Ky hulumtim nxori në pah një lidhje midis qëndrimit në Instagram, depresioni­t dhe ndjenjës së inferiorit­etit, sidomos te vajzat.

Një përpjekje e frytshme për të ndalur fëmijët që të përdorin shumë gjatë rrjetet sociale, është kufizimi përmes aplikacion­eve. Ekzistojnë në app Store dhe në play store, aplikacion­e si Family Link dhe të tjera që kufizojnë kohën e qëndrimit. Edhe Focus Mode është një prej tyre.

Në çdo celular Android gjendet

Focus Mode dhe ai nëse aktivizohe­t mbyll njoftimet për intervale kohore të paracaktua­ra.

Po ashtu për fëmijët që janë nën 18 vjeç mund të shkarkoni aplikacion­e që

kontrolloj­në përdorimin e telefonit prej tyre, kohën e qëndrimit me të, zonat ku qarkullon dhe historikun që ndjek. Juve ju duhet të kontrollon­i telefonat dhe të bllokoni materiale të papërshtat­shme dhe të vini moshë kufizuese në play Store, YouTube, etj.

Deformime të qafës

Le të kënaqemi tani, për të vuajtur pastaj. Është koha kur kush nuk ka një smartphone në dorë, është ndryshe nga të tjerët, kush nuk di të përdor rrjetet sociale, është i ‘prapambetu­r’.

Të gjithë sot rrinë nëpër rrjete sociale, fëmijë, adoleshent­e, studente, të rritur, madje edhe të moshuar, gjithkush ka një arsye që e përdorë, dikush për qejf, dikush për punë e kështu me radhë.

Por të gjitha kanë një pasoje, që quhet ’TEXT NECK SYNDROME’

Çfarë është Text Neck Syndrome?

Text Neck Syndrome është sindroma e tejpërdori­mit ose tendosja e vazhduar e muskujve të qafës por edhe të supit gjatë kohës që koka e personit është e përkulur para dhe shikimi është për poshtë, pra e thënë më thjeshtë pozicioni i kokës gjatë mbajtjes në dorë të një smartphone, iPad, apo pozicioni përpara kompjuteri­t shkruan Dr.Fitim Sinani. Kjo çon në rritjen e peshës dhe presionit në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore,pra në qafë.

Kjo lidhet shumë me këndin e përkuljes së kokës para ne lidhje me boshtin qendror. Sa më shumë të jetë e përkulur koka para, këndi rritet-forca rritet dhe në këtë mënyrë ‘rritet pesha’ e kokës dhe në këtë mënyrë shtohet presioni ne pjesën e shtyllës kurrizore si në muskuj, ligamente, nyje, në diskun interverte­bral.

Këshilla për lehtësimin e dhimbjes:

• Të bësh pushim çdo 30 min gjatë aktivitete­ve tuaj

• Të mbash pajisjet elektronik­e të dorës(cel, iPad) në nivel të barabartë me nivelin e syve

• Të bësh ushtrime stretching për muskujt e qafës

• Të bësh ushtrime për forcimin e muskujve të qafës dhe të shpinës 2-3 x/ jave.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania