Gazeta Dita

8 mënyra si t’ia heqësh nga duart telefonin dhe tabletin fëmijës

-

Probleme me sytë, probleme varësie nga njëra anë, por edhe argëtim apo gjetje informacio­ni nga ana tjetër. Përdorimi i telefonave dhe tabletave nga fëmijët orar pa orar dhe vend e pa vend është shqetësimi kryesor i prindërve të sotëm që mezi i nxjerrin nga shtëpia. Mund të duket mision i pamundur ta largosh një fëmijë nga këto pajisje me ndiçim, ngjyra, muzikë, lojëra dhe filma, por nuk është dhe aq. Disa këshilla i gjen më poshtë

• Vendos orare fikse

Kështu fëmija do ta dijë se sa e ka racionin. Nëse është 20 minuta në ditë pasi përfundon drekën apo mësimet, aq duhet të jetë.

• Larg syrit, larg zemrës

Nëse nuk do që fëmija të fiksohet pas tyre, s`duhet as ti të jesh i varur prej tyre. Lëre punën në punë dhe në shtëpi merru me fëmijën. Hiqe telefonin nga duart që edhe fëmija të mos e ketë para syve. Nëse ia mban larg dhe ia zë kohën me aktivitete, as që do kujtohet për lajme.

• Jepja me shpërblim

5 minuta më shumë në ditë nëse ia ke premtuar si shpërblim. Po nuk duhet ta teprosh gjithsesi me këtë lloj shpërblimi.

• Drejtoje se çfarë duhet të klikojë

Mos ia lër në duar dhe ik. Qëndro aty dhe tregoji e kontrolloj­i ç`duhet të shikojë.

• Mos e lejo ta mbajë para gjumit

Se vështirë ta zënë më. Përdorimi i internetit para gjumit ul përqëndrim­in.

• Kufizoja gjatë javës

Le të merret me të tjera gjëra më të rëndësishm­e gjatë javës. Me mësimet, lodrat dhe punë të vockla në shtëpi.

• Vendos kode sigurie dhe filtra

Filtra që të mos hapesh çdo lloj faqeje dhe kod që fëmijë të mos jetë në gjendje ta aksesojë pa leje dhe jashtë orarit të paracaktua­r.

• Ruaj ekuilibrat dhe ji fleksibël

Ji i qëndrueshë­m dhe fleksibël njëherësh. Është pak e vështirë, por jo e pamundur. Nuk ka receta të gatshme. Një prind duhet ta kuptojë vet kur duhet të jetë fleksibël dhe kur strikt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania