Gazeta Dita

Në 2021 për vaksinimin­et e shqiptarëv­e u shpenzuan rreth 29 milionë euro

Në 2020, nga të dhënat shpenzimet për materiale mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 që u përdorën në spitale arritën në vlerën e 8,2 milionë eurove.

-

Rreth 29 milionë euro janë shpenzuar në vitin 2021 për vaksinimin e 1,152,237 personave në Shqipëri, sipas treguesve të monitorimi­t vjetor të publikuar nga Ministria e Shëndetësi­së.

Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierë­ve dhe personelit jomjekësor, për vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 1,4 milionë euro. Në 2020, fondi i dhënies të bonusit për mjekët dhe infermierë­t ishte rreth 650 mijë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësi­së.

Në 2020, shpenzimet për materiale mbrojtëse ndaj Covid-19 që u përdorën në spitale arritën në vlerën e 8,2 milionë eurove. Dhënia e bonusit të mjekëve do të shpërndahe­j deri në fund të pandemisë.

Nga të dhënat e Our World Data në Shqipëri, deri tani është vaksinuar 45,6% e popullatës ku 43% e tyre kanë marrë dozat e plota, sipas protokolli­t dhe 2,6% janë vaksinuar vetëm me një vaksinë anti-Covid-19.

Ndërkohë 65,5% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë vaksine.

Në mbarë botën janë administru­ar 11,6 miliardë doza dhe 8,9 milionë tani administro­hen çdo ditë. Vetëm 16% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësi­së rezulton se deri në 27 Prill 2022 nga dozat e vaksinës janë kryer:1,293,234 doza të para; 1,230,856 doza të dyta dhe 290,536 doza të treta. Në total janë kryer 2,814,626

vaksinime kundër Covid-19. Në dhjetor të 2021, për vazhdimin e menaxhimit të pandemisë Coivid-19 qeveria miratoi marrëveshj­en për marrjen hua të 60 milionë eurove nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave, duke përfshirë edhe koston e transporti­t dhe magazinimi­t të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierë­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania