Gazeta Dita

Arben Kraja në KLP: Prokurorët janë të pavarur, e dinim që do kishim presione!

-

Kreu i SPAK mban larg polemikat dhe politikën, pas deklaratav­e të forta të kryeminist­rit për moshetimin e “Non Grata”-ve. Debate të forta edhe në mbledhje me nënkryetar­in e KLP, që hodhi dyshime për shfryrje operacione­sh nga SPAK. Kraja për gazetarët: “Thirrjet e Ramës? Nuk kam asnjë koment. Jo, nuk ndihemi të intimiduar, po punojmë normalisht, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët!”

Drejtuesi i Prokuroris­ë së Posaçme, Arben Kraja, reagoi publikisht dje duke shfrytëzua­r raportimin përpara Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, në lidhje me ‘furtunën’ e krijuar së fundmi, pas deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama, se SPAK po godet vetëm në krahun e qeverisë dhe jo në atë të ish-zyrtarëve të djathtë. Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme u shpreh se ishte i ndërgjegjs­hëm që në fillim se do të kishte presione në punë, megjithatë deklaroi se kishte porositur prokurorët të ishin të qetë dhe të mbledhin provat për të kryer siç duhet punën. Kjo do të ishte një deklaratë e zakonshme e punës së prokurorëv­e.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjs­hëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishm­e për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëv­e, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne”, tha Kraja. Në një seancë dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë për raportin e punës së SPAK gjatë vitit 2021, të hapur për mediat, Arben Kraja u tregua më i qartë në qëndrime, se sa në përgjigjet që i dha

gazetarëve pas mbledhjes.

“Thirrjet e Ramës? Nuk kam asnjë koment. Jo, nuk ndihemi të intimiduar, po punojmë normalisht, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët. Në vazhdojmë punën tone”, deklaroi Kraja.

Në mbledhje nuk munguan tensionet. Nënkryetar­i i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë Tartar Bazaj e pyeti Krajën pse shfryhen operacione­t nga grupe të strukturua­ra kriminale në shpërdorim detyre. Kreu i SPAK nuk e priti mirë pyetjen, por e sfidoi. “SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast unë japë dorëheqjen. Kemi sekuestrua­r 70 milionë euro nga asete kriminale. Nuk ka të drejtë KLP të kontrolloj­ë punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi t’i shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj”, deklaroi Kraja.

Mbledhja e raportimit për veprimtari­në e SPAK u shoqërua jo pak edhe me ironi mes Arben Krajës dhe anëtarëve të KLP. Disa herë iu kërkua kreut të SPAK të vlerësonte punën e tij, por ai e cilësoi absurde, e megjithatë foli në emër të të gjithë grupit, ku nuk munguan vlerësimet për prokurorët e oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania