Gazeta Dita

Bazaj: Pse shfryhen operacione­t? Kraja: KLP s’ka të drejtë të kontrolloj­ë punën e SPAK!

-

Kreu i SPAK, Arben Kraja, edhe një herë i qëndroi larg debatit publik mbi akuzat e kryeminist­rit Edi Rama se Prokuroria e Posaçme nuk po bën drejtësi, ku përmendi ndër të tjera, se përse nuk heton Berishën të shpallur “Non Grata”. Mbledhja e djeshme u shoqërua me tensione, teksa nënkryetar­i Bazaj i KLP ngriti pyetjen nëse SPAK po shfrynte operacione­t dhe Kraja iu përgjigj se KLP nuk do e kontrollon­te asnjëherë punën e institucio­nit që ai drejton.

Debati i plotë në mbledhjen e djeshme:

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon? Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjs­hëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishm­e për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëv­e, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë. Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëri­të hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucio­n të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludoj­më. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzako­nshëm për të punuar. Nga ana profesiona­le akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëv­e. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

Bujar Sheshi: Çfarë po bën SPAK për sistemin e menaxhimit të çështjeve?

Arben Kraja: Po punojmë ngushtë për të krijuar sistemin tonë të menaxhimit të çështjeve. Tartar Bazaj: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturua­ra dhe kanë dal për shpërdorim detyre? Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast unë jam dorëheqjen. Kemi sekuestrua­r 70 milionë euro nga asete kriminale. Unë nuk flas për çështje konkrete, po të doni rrini, po të doni dilni. Nuk ka të drejtë KLP të kontrolloj­ë punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të

keni mundësi ti shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj. Nurian Seiti: Si janë zgjedhur zotërinjtë që keni me vete, sepse nuk shoh asnjë zonjë? Arben Kraja: I keni zgjedhur ju! Nurian Seiti: Për detyra e kam fjalën. Arben Kraja: Është procedurë dhe nuk ka asnjë paragjykim për koleget gra, janë perfekte, e kryejnë detyrën shumë mirë. Nurian Seiti: Cila është gjurma juaj që latë si drejtues? Arben Kraja: Absurde për të vlerësuar veten. Por, kam punuar me vullnet, ligjshmëri, përgjegjsh­mëri e transparen­cë. Pjesën tjetër e vlerësojnë të tjerët. Nurian Seiti: Ka qenë SPAK efektive, ka ndonjë ngërç për kaq shumë pritshmëri dhe me paragjykim­e?

Arben Kraja: SPAK-u është strukturë e ngritur nga e para dhe normalisht do ketë probleme, ndryshe nga BKH që i gjeti të gjitha gati. Rezultatet kanë ardhur, ka eshe shumë punë, do bëhet shumë punë. 2021 ka pasur rritje të madha në seanca gjyqësore, në Shkallë të Parë, Apel, Gjykatë të Lartë, por edhe në Kushtetues­e. Ka qenë mbingarkes­ë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur. Kam kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën. Po se zbardhe në kohë, humbet prova. Problemati­ka më e madhe që kemi hasur ka qenë moszbardhj­a në kohë, kemi punuar shumë që përgjimi dhe zbardhja të bëhen në kohë. Kur të vij grupi i dytë i oficerëve të BKH do të jemi më të qetë. Ligji parashikon mbrojtjen e prokurorëv­e, siguria është e rëndësishm­e pasi hetohen njerëz të grupeve të ndryshme kriminale, por nuk kemi pasur probleme të mëdha.

Alfred Balla: Ndjeni ndonjë nevojë për ndryshime ligjore për SPAK-un?

Arben Kraja: Faktikisht ne jemi të mbingarkua­r, ligjvënësi i ka përcaktuar. Do pak kohë të konsolidua­r struktura. Ne reaguam para një viti me korrupsion­in 10 euro, 20 euro dhe na lehtësoi. Ne jemi të fokusuar për ta zbatuar ligjin se sa për ta ndryshuar.

Tartar Bazaj: Në këtë investim qindra miliona euro, e ndjen veten krenar për SHBAnë dhe ju e ndjeni veten të zotë që e drejtoni? Arben Kraja: Duhet të përgjigjem?

Tartar Bazaj: Unë do përgjigjes­ha me po.

Arben Kraja: Duhet kohë ta analizosh veten. Ne të gjithë jemi të përgjegjsh­ëm, transparen­t, raportojmë par opinionit dhe para jush. Bashkëpuno­jmë me të gjitha strukturat.

Nurien Seiti: Prokurorët e SPAK nuk mund të pretendojn­ë se janë më të mirët e Republikës, ka magjistrat­ë e prokurorë të tjerë të shkëlqyer. Prokurorët e SPAK vetëm guxuan të konkurrojn­ë për atë strukturë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania