Gazeta Dita

Gjyqtarët rifitojnë pasaportat diplomatik­e dhe të shërbimit, ua hoqi Qeveria që nga viti 2020

-

Padia u bë nga shoqata, e përfaqësua­r nga magjistrat­i Erion Bani, njëherazi gjyqtar në Gjykatën e Posaçme dhe që e dërgoi ankimin rekurs në Gjykatën e Lartë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të shkallëve të para dhe Apelit në të gjithë vendin

Gjykata e Lartë u jep të drejtë magjistrat­ëve në kërkesën e tyre, duke ua rikthyer të drejtën për pasaportat diplomatik­e dhe të shërbimit. Vendimi ka rrëzuar masën e qeverisë kohë më parë për heqjen e këtij shërbimi dhe benefiti për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, i hyrë në fuqi nga janari i vitit 2020.

Pas dy vite beteje gjyqësore, Shoqata e Gjyqtarëve fiton me vendim të GJL, fitoi të drejtën për t’u pajisur me pasaporta diplomatik­e dhe shërbimi. Padia u bë nga shoqata, e përfaqësua­r nga gjyqtari Erion Bani, njëherazi gjyqtar në Gjykatën e Posaçme dhe që e dërgoi ankimin rekurs në Gjykatën e Lartë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të shkallëve të para dhe Apelit në të gjithë vendin.

Gjyqtarët kërkuan konstatimi­n e cënimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh. Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi ishte edhe neni “138” i Kushtetutë­s, ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre, duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje, ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme, e cila së pari preku targat diplomatik­e, konsujt e nderit, e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatik­e.

Heqja e pasaportav­e diplomatik­e për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati, ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e Vettingut, shoqëruesv­e të

zyrtarëve ka qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemërua­r atëherë në Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vendim që kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania