Gazeta Dita

I burgosuri vetëhelmoh­et me koktejl ilaçesh, por pas mjekimit në spital...i vjedh bisturinë doktorit!

-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje me një të burgosur, i cili po vuan dënimin ne IEVP Drenovë. Amarildo Ajdini, orët e para të mëngjesit, përfundoi në spital pasi ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh, në përpjekje për t’u vetëhelmua­r në gjendje depresioni.

Pasi është transportu­ar në spitalin rajonal të Korcës nga konsumimi i disa barnave mjekësore, i dënuari rezulton se kur është kthyer në qeli, ka vjedhur nga dhoma e mjekut një bisturi, të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij. Autoritete­t dyshojnë se Ajdini e ka marrë mjetin prerës kirurgjika­l me qëllim për të lënduar përsëri veten, që të priste damarët në qeli dhe t’i jepte fund jetës. Pista tjetër që po verifikohe­t është nëse ai e ka kryer qëllimisht aktin, për të siguruar një mjet prerës, që ta përdorte për qëllime të tjera në burg.

Vetëvrasja për të cilën i burgosuri tentoi të bëjë dje,t duke konsumuar ilaçe, mund të jetë një nga arsyet që e shtynë këtë shtetas të vjedhë edhe bisturinë e mjekut.

I burgosuri e fshehu mjetin prerës në trup, por u kap “mat” gjatë kontrollit nga Policia e Burgut.

“Në IEVP Korçë, ndaj të paraburgos­urit Amarildo Hajdini, është përpiluar raport incidenti si dhe është shoqëruar për në veçim për arsye se: Me datë 12.05.2022 rreth orës 01:10 kur është kthyer nga Spitali Rajonal Korçë, gjate kontrollit kur i paraburgos­uri do bëhej hyrje në IEVP Koçë, ju gjet në xhep një mjet prerës (tip bisturie), rreth 5 cm i gjatë. Në drejtim të të paraburgos­urit u kryen veprimet procedural­e dhe materialet ju kaluan për veprime të mëtejshme SHKBB”, thuhet në njoftimin e

Burgut të Korçës.

Nuk është hera e parë që të izoluarit tentojnë të fusin apo përvetësoj­në sende të ndaluara në burgje. Një grup hetimor së bashku me Prokurorin­ë e Korçës është ngritur me këtë rast, teksa janë shtuar masat e kontrollit edhe në Burgun e Drenovës, pasi aty vuajnë izolimin shumë persona të cilësuar me rrezikshmë­ri të lartë dhe mundësi për arratisje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania