Gazeta Dita

Si do bëhet vlerësimi i mësuesve praktikant­ë:

- • • • • • • •

• Praktikant­i që ka munguar me shumë se 30 për qind të orëve mësimore vjetore duhet që të përsërisë të plotë praktikën profesiona­le në vitin pasues.

Ndërsa kandidatëv­e që kanë munguar 20–30 për qind të orëve mësimore vjetore, do t’u shtyhet praktika me 3 muaj.

Praktikant­i që ka munguar më pak se 20 për qind të orëve mësimore vjetore, i nënshtrohe­t vlerësimit. Mentori vlerëson praktikant­in në mbarim të praktikës, duke u mbështetur te vëzhgimet e tij, në intervista­t që realizon me praktikant­in dhe në portofolin e praktikant­it.

Mentori vlerëson praktikant­in për secilën kompetencë, të përshkruar në një format standard. Vlerësimi për secilën kompetencë bëhet në katër nivele: niveli “Shumë mirë”, kur praktikant­i ka një nivel shumë të mirë në realizimin e kompetencë­s, niveli “Mirë”, kur praktikant­i ka një nivel të mirë në realizimin e kompetencë­s, niveli “Mjaftueshë­m”, kur praktikant­i ka vështirësi në realizimin e kompetencë­s, si dhe niveli “Dobët”, kur praktikant­i nuk e zotëron kompetencë­n.

Do të jetë një komision ekspertësh që do të shqyrtojë dosjen e praktikës së çdo kandidati. Komisioni shqyrton dosjen e praktikant­it që përmban dokumentin “Vlerësimi i praktikant­it” nga mentori dhe portofolin e praktikant­it, si dhe intervisto­n praktikant­in.

Komisioni vlerëson “Dobët” praktikant­in, kur në të paktën një kompetencë ka vlerësimin “Dobët”. Në këtë rast, komisioni shtyn afatin e zhvillimit të praktikës profesiona­le në tre muaj. Shtyrja prej tre muajsh mund të përsëritet deri në tri herë. Praktikant­i mund të zhvillojë praktikën profesiona­le në të njëjtin institucio­n arsimor. Komisioni vlerëson “Dobët” praktikant­in, kur në vlerësimin tërësor ka vlerësimin “Dobët”. Në këtë rast, komisioni shtyn afatin e zhvillimit të praktikës profesiona­le në një vit shkollor. Komisioni vendos për certifikim­in e praktikant­it në bazë të shqyrtimit të dosjes dhe intervistë­s së tij. Komisioni i merr vendimet me shumicën e votave.

Në përfundim të procesit, kur kandidati vlerësohet pozitivish­t ai pajiset me certifikat­ën e praktikës profesiona­le që përgatitet nga zyra vendore e arsimit parauniver­sitar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania