Gazeta Dita

Të hapen kadastrat?

-

Letër e nënshkruar,

Abdi, emigrant Athinë

Në Dibër secili ka shkuar në tokat stërgjysho­re. Kanë shkuar pronarët e mëdhenj, kanë shkuar edhe pronarët e vegjël. Kanë shkuar ata që aktualisht banojnë në fshat, por kanë shkuar edhe ata që fshati i ka harruar dhe fshatin e kanë harruar.

Në Gjoricë rreth 150 hektarëve u kanë dalë zot jo vetëm pronarët me banim brenda rrethit por edhe pronarët nga Dibra e Madhe e viset e tjera. Madje, një grua nga Prishtina ka ardhur e mbi bazën e një tapie turke ka ngulur kufij në tokat e stërgjyshi­t të saj.

Pa u tharë ende boja e vendimit të parlamenti­t për ligjin për tokën në Dibër, më 2 shtator të 1991-t me një miting proteste liderët e tri partive të atëhershme opozitare (PD, PR e PSD) do të kërkonin rikthim në kufijtë e vjetër. Safet Zhulali, kryetar i atëhershëm i PD-së në Dibër deklaronte: “Më e përshtatsh­me është rikthimi në kufijtë e vjetër” (RD, 7 shtator 1991) Me ardhjen e PD në pushtet rikthimi në kufijtë e vjetër do të bëhej realitet, një aksion i ethshëm në rikthimin në “tokat e blera me flori”. Ky rikthim ka krijuar probleme të mprehta shoqërore. Mërija për kufijtë ndarës të tokës fillon vëlla me vëlla e përfundon

midis fshatrave. Vrasjet dhe plagosjet për kufijtë e arës janë bërë të pranishme. Rrëmbimi i tokave sipas parimit “Më të fortit copa më e madhe” është i pranishëm në çdo fshat e zonë. Ankesa të mëdha kanë shpërthyer në ndarjen e tokave dikur pronë e gjithë fshatit e tash blloqe me pemë frutore. Probleme të tilla ka pas në ndarjen e Kubenit, Gjarajcës, Çapit të Brezhdanit, Ostushit, Shumbatit, Zall-Sinës, Qenokut, Kuplonit etj.

Rezultante e këtyre ngatërresa­ve është prerja dhe kthimi në kullota (si dikur) i blloqeve të tëra frutore. Probleme të mprehta kanë lindur me ndarjen e kullotave. Në zonën e Kalasë së Dodës ngatërresa ka arritur në atë shkallë sa rrezik të derdhet gjak,

Kthimi në pronat e vjetra ka bërë që të prishen e mbillen rrugë, të thahen rezervuare, të bllokohen shkolla, të ndalen kanale ujitës, të shkulen themele shtëpiash...

Shteti deri tani këtyre problemeve u ka qëndruar karshi, i ka lënë në rrjedhën e spontanite­tit, të zgjidhjeve me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me ligjet e sheriatit.

Në Peshkopi, falë kujdesit të një punonjësi të vjetër, nuk u dogjën dokumentet kadastrale. Ata janë mbyllur në kasaforta dhe hapen inkonjito.

Në Dibër ligji për ndarjen e tokave nuk është zbatuar. Hapja e kadastrave ndoshta do të ishte paksa qetësuese për problemet që lidhen me tokën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania