Gazeta Dita

KUR QAJNË GRATË

- Nga VIKTOR MALAJ

Përgjithës­isht, gratë, ashtu si edhe burrat, qajnë ose nga hidhërimi i madh, ose nga një ndjenjë e thellë gëzimi. Duke qenë pjesë përbërëse të qenies njerëzore dhe shoqërisë që formohet prej tyre, burrat dhe gratë, djemt dhe vajzat i kanë shumicën e tipareve të përbashkët­a, por kanë edhe disa dallime, jo vetëm fizike, por edhe psiko-emocionale. Nga studiuesit pranohet dhe nga jeta është provuar se gratë dhe vajzat janë më të ndjeshme kundrejt fenomeneve natyrore dhe, sidomos, njerëzore e shoqërore.

Po, pse qajnë gratë?

Ka shumë shkaqe që sjellin shpërthime­t emocionale, por tema e këtij shkrimi ka të bëjë vetëm me njërin prej tyre. Fjala është për gratë qajnë për pushtet. Në të vërtetë, ashtu si shumë burra, edhe shumica e grave nuk kanë qarë kurrë për pushtet dhe, madje, disa prej tyre as që i merakos çështja e pushtetit. Për shumicën e grave çështjet politike kanë rëndësi vetëm lidhur me mbarëvajtj­en e jetës shoqërore të vendit, me sigurinë e jetës e shëndetit dhe me zgjerimin e mundësive ekonomike të familjes, ndërsa ambicjet e tyre politike, dëshirat për pushtet vetjak janë thuajse mosekzistu­ese.

Dy nga gratë e politkës tonë, znj. Albana Vokshi dhe znj. Jozefina Topalli shfaqën emocione politike të shkallës më të lartë në një largësi kohore prej nëntë vitesh. Të dyja u emocionuan thellë dhe derdhën lotë politike. E para qau në vitin 2013 kur partia që ajo i përkiste humbi pushtetin dhe idhulli i saj politik, Sali Berisha njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ndërsa e dyta qau para pak ditësh kur idhulli i përbashkët politik, Sali Berisha njoftoi rikthimin si drejtues i partisë. Lotët e të parës ishin lotë dhimbjeje, lotë për pushtetin e humbur dhe mbylljen e rubinetit të privilegje­ve që ai sjell, lotë për largimin nga drejtimi i vendit të atij që e kishte marrë znj. Vokshi nga hiçi dhe sjellë në majat e pushtetit dhe begatisë materiale.

Lotët e të dytës, znj. Topalli ishin lotë gëzimi, lotët e njeriut që ka qenë dikur thuajse askushi, është ngritur në majat e pushtetit e të mirëqenies vetjake e familjare dhe, më vonë, është mënjanuar brendapërb­renda familjes politike, duke humbur pushtetin politik, duke ruajtur pushtetin dhe mirëqenien ekonomike vetjake e familjare, por duke ruajtur si hije prestigjin si figurë politike. Lotët ia solli ringjallja e saj politike, risjellja në skenën politike nga ai që e kishte ngritur dikur dhe e kishte vënë më pas në hije për t’ia lënë gjjithë shkëlqimin “diellor” një tjetër beniamini politik që e “preu në besë”, siç ai vetë kishte bërë sa e sa herë kur ia kishte lypyur nevoja.

Të dyja këto gra politike i bashkon përkatësia partiake, idhujtaria e njëjtë politike, përfitimet e dikurshme nga pushteti i partisë dhe i idhullit, besnikëria e verbër ndaj udhëheqësi­t politik, mungesa e ideve dhe idealizmit dhe përkrahja pa kushte dhe pa parime e çdo veprimi, fjalimi apo sjelljeje të idhullit të tyre politik, edhe kur ai ndërtonte, por edhe kur shkatërron­te, kur ai propagando­nte parime ndjellëse, por edhe kur shqiptonte fjalë, shprehje dhe kërcënime paqeprishë­se, të turpshme e të neveritshm­e. Ato e kanë ndjekur, miratuar dhe brohoritur idhullin edhe kur ai mbante fjalime zëlarta dhe hipokrite për lirinë e demokracin­ë, por edhe atëherë kur ai rrihte, burgoste apo vriste gazetarë dhe kundërshta­rë politikë apo manipulont­e e dhunonte procese zgjedhore. Ato e respektojn­ë, nderojnë dhe adhurojnë ende sot, megjithëse është përbuzur nga shumica dërmuese e shqiptarëv­e dhe është shpallur si person non-grata nga SHBA si dhunues e pengues i demokracis­ë dhe frymëzues e nxitës i korrupsion­it shtetëror.

Këto dy gra politike nuk janë parë asnjëherë të qajnë kur u mbytën në det 81 shqiptarë që kërkonin t’i iknin kaosit të shkaktuar nga keqqeveris­ja e idhullit dhe e partisë, as kur u vranë afërsisht tridhjetë shqiptarë të pafajshëm nga korrupsion­i i qeverisjes së tyre në Gërdec apo kur u vranë katër të tjerë drejtpërdr­ejt nga regjimi i idhullit të tyre dhe në prani të tij. Në sytë e tyre nuk janë parë lotë as për shkak të humbjes së dhjetëra jetëve nga tërmeti i 2019, as nga ekzistenca e mijëra familjeve që marrin bukën e fëmijëve me lista, apo nga humbja e mijëra jetëve shqiptare për shkak të drogës, prostituci­onit apo krimit të rrugës.

Lotët në sytë e njerëzve janë shprehje e përjetimev­e të thella emocionale të lotëlëshue­sve dhe përjetimet emocionale shkaktohen dhe varen nga karakteri, personalit­eti dhe morali i përjetuesi­t. Shikoni çfarë i hidhëron dhe i gëzon aq shumë njerëzit saqë t’iu sjellë lotë në sy dhe kështu do të pikasni personalit­etin e secilit. Çuditërish­t, nuk ekziston asnjë dëshmi apo provë që ndonjëra nga gratë politike të diktaturës komuniste të ketë derdhur lotë as në vitin 1944 kur erdhën në pushtet dhe as në vitin 1990 kur vendosën t’i thonë lamtumirë pushtetit, por kemi dëshmi të shumta të lotimit nga gratë antikomuni­ste, si atëherë kur erdhën në pushtet, edhe kur e humbën atë, por edhe tani që iu rizgjuan dëshirat dhe shpresat për rikthim të pushtetit.

Gratë e sipërmendu­ra, ashtu si kundërshta­ret e tyre politike që e shpallin idhullin e tyre politik si “Skënderbeu i Dytë”, janë qenie politike pa ideale dhe të verbëra përballë realitetit, të pandjeshme ndaj së drejtës dhe cinike kundrejt parimeve.

Një nga tiparet kryesore të berishizmi­t ka qenë dhe mbetet dy- dhe shumëfytyr­ësia, sjellja sipas parimit të përbuzur nga Fishta: “Mundohu me u dukë gjithmonë ç’ka s’je, ma e mirë se duka s’ka gja mbi dhe!”. Përrallat që na jepen falas prej 32 viteve sikur PD-ja u krijua dhe u ngrit mbi ideale, i ka rrëzuar përdhe realiteti, sjelljet dhe qëndrimet e kupolës së saj drejtuese dhe, në veçanti, të “themeluesi­t” të saj. Partia demokratik­e ishte thjesht një konglomera­t njerëzish të pakënaqur, të inatosur dhe të revoltuar nga gjendja e rëndë ekonomike e vendit dhe nga trajtimi i padenjë i një pjese të shoqërisë shqiptare nga regjimi i kohës. Nëse krijimi dhe propaganda e saj ishin të justifikua­ra, sjelljet e saj kanë qenë përgënjesh­trimi më i plotë i pretendime­ve të saj të rreme.

Gjatë jetës së saj 32 vjeçare, kupola drejtuese e kësaj partie i ka shkelur disa herë, me vetëdije dhe synime të qarta parimet demokratik­e që i propagando­nte me zjarr sa për sy e faqe, me qëllim joshjen e shqiptarëv­e për të siguruar miratimin e pushtetit të vet tribal dhe anadollak nga shumica e votuesve. E vërteta është se Partia Demokratik­e është partia e Sali Berishës, një parti antidemokr­atike që përmban në thelbin e mendësisë, moralit dhe sjelljes së saj pikërisht moralin berishist. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse shumica e bazës dhe votuesve të saj rendën pas “Babës” kur erdhi puna të ndahej shapi nga sheqeri. Ata nuk i kanë bashkuar kurrfarë idealesh e parimesh, por thjesht dhe vetëm interesa egoiste vetjake, materiale e financiare. Në thelb, secili anëtar i “tufës” është një Berishë në miniaturë. Nëse Sali Berisha ka vrarë kundërshta­rë politikë dhe është betuar se do të vrasë “cilindo që do t’i afrohet zyrës” së tij, lotuesja Topalli e kritikonte Sali Berishën në vitin 2005 “pse nuk iu dha plumbin protestues­ve të 1997”, heshtte në janar 2011 kur Berisha iu dha atyre plumbin, dhe i bashkëngji­tej thirrjes së idhullit të saj në vitin 2017 “për rrëmbimin e armëve kundër qeverisë”. Ky është morali i saj dhe i tyre. Nuk është aspak faji ynë pse lexojmë kartën morale të shkruar nga këta vetë.

Për arritjen e privilegje­ve dhe plotësimin e interesave të cekura më lart dhe të tjera ata kanë qenë dhe janë të gatshëm të shkelin çfarëdo parimi moral dhe, pastaj, politik. Kanë kaq kohë që flasin për “masakër elektorale” të pushtetit aktual, por janë këta

dhe këto që kanë marrë pjesë shpirtëris­ht dhe fizikisht në dhunimin mbarëkombë­tar të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, në manipulimi­n e votimeve të 2009 dhe atyre lokale të 2011 në Tiranë, në votimet për kryetar dhe Kryesi brenda partisë së tyre, që kanë brohoritur rizgjedhje­n e Berishës si kryetar partie edhe atëherë kur “garonte” me Pjetër Arbnorin dhe nuk i lejoi atij asnjë përfaqsues në komisionet brendapart­iake të votimit. Janë këta dhe shumë të tjerë që manipuluan votimet për zgjedhjen e Bashës si kryetar partie, madje duke pohuar nëpër tryeza kafeneshë se “kemi votuar nga 4-5 herë”, apo rasti më i fundit para një jave kur, në praninë e lotueses Vokshi, u zgjodh Edi Paloka si drejtues i forumit partiak nën britmat “shkruaj 300 vota se i rregullojm­ë pastaj...”. Hipokrizia e themeluesi­t të institucio­nit të dhunimit të votimeve brendapart­iake dhe ndërpartia­ke, e minuesit të demokracis­ë Sali Berisha vazhdon ende sot kur thërret: “Ai që pranon votën e lirë është i mirëpritur dhe nuk ka asnjë lloj intimidimi “. Po të kishin pasur ide dhe ideale, parime dhe dinjitet, një numër jo i vogël figurash drejtuese të asaj partie nuk do të ishin larguar si “disidentë” ndër vite dhe pastaj, pasi partia dhe drejtuesi i saj kishin degraduar akoma më shumë dhe ishin zhytur akoma më thellë në korrupsion, paligjshmë­ri e krim, ata të ktheheshin në “gjirin e partisë” sipas motos legjendare, shumë domethënës­e dhe po aq të turpshme se “As ne nuk e dimë pse jemi prishur me Sali Berishën”.

Bataku moral dhe politik në të cilin noton vendi ynë prej kaq kohësh ka bërë të mundur që Sali Berisha të jetë fizikisht i lirë dhe berishizmi të rishfaqet si pretendues për pushtet dhe me guximin e marrjes përsipër të shpëtimtar­it të vendit. Përveç mëkateve të shumta të të huajve, fajtorët kryesorë jemi ne dhe kryesisht kundërshta­rët politikë të Saliut. Po të kishin pasur ideale, fisnikëri dhe përgjegjës­i kombëtare, ata do t’i kishin mbledhur me kohë provat e shumta të krimeve po aq të shumta të nongrata-sit dhe nuk do të kishin nevojë sot për vajtime e lotë krokodili dhe as për thirrje të dëshpëruar­a politike drejtuar SPAK-ut. Mirëpo, duket qartë se akuzat dhe kundërakuz­at i kanë interesuar klasës politike shqiptare për aq kohë sa besojnë se iu shërben pushtetit të tyre dhe jo drejtësisë për popullin, duke vërtetuar kështu konkluzion­in e vjetër të politologë­ve se në kapitalizë­m krimet e mëdha dhe krimet e të pushtetësh­mve shërbejnë thjesht si armë e përkohshme për pushtet, ndërsa gabimet dhe fajet e të vegjëlve mjaftojnë për groposjen e të ardhmes së tyre.

Kujdes! Duhen dalluar mirë ata që vajtojnë për veten e tyre, ata që vajtojnë për shoqërinë dhe ata që vajtojnë për pushtet.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania