Gazeta Dita

PS-PD, sot në tryezë për presidenti­n! Opozita nis negociatat

-

Ditën e sotme në kryesinë e kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamenta­re për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shteti. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes Kreut të grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, në orën 10:00.

Takimi do të pasohet Fatmir Mediun, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj. Kujtojmë që data 15 Maj është vendosur që në kryesin e kuvendit të depozitohe­n kandidatur­at e mundshem për president, ndërsa data 15 Maj është vendosur të mbahet raundi i parë i votimit.

Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidenti­t të republikës, vendim i cili u mor në mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve. Më 15 maj ora 16:00 është afati I fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidatur­ave. Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësue­sit e opozitës nuk morën pjesë në votim..

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidenti­n e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionu­ar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancë­s, grupeve të tjera parlamenta­r dhe shoqërisë civile.

Kryeminist­ri Edi Rama nuk e ka përjashtua­r mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidatur­ë. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencë­s deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania