Gazeta Dita

Rritet borxhi ndaj OSHEE, shtrenjtim­i i kostove ndikon biznesin dhe familjet

-

Borxhet e prapambetu­ra ndaj kompanisë së shpërndarj­es së energjisë në vend kanë pësuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të marsit 2022 gjendja debitore për katër kategoritë në total ishte mbi 80 miliardë lekë apo 654 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje 3 për qind në raport me shifrën e detyrimeve të prapambetu­ra në dhjetor 2021.

Rritja e borxheve të energjisë ka ardhur në të katër kategoritë duke nisur nga institucio­net shtetërorë e deri tek bizneset dhe familjarët ku duhet thënë se pavarësish­t se këta të fundit janë mbajtësit e më shumë se gjysmës së borxhit total.

Kështu për familjarët borxhi në fund të marsit arriti 46.7 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.5 për qind në raport me fundin e vitit të kaluar. Rritja e detyrimeve nga familjarët është atipike nëse vlerësojmë ecurinë e përgjithsh­me të detyrimeve të prapambetu­ra për këtë grup të cilët kanë qenë më të rregulltit në pagesa dhe uljen e detyrimit total. Në dy periudhat paraardhës­e 2020 dhe 2021 familjarët kanë pasur ulje të vazhdueshm­e të borxhit. Shtrenjtim­i i një sërë çmimeve sidomos ushqimet dhe karburante­t duket se kanë rritur presionin mbi buxhetet familjare edhe për pagesën e energjisë elektrike.

Për kategorinë e institucio­neve buxhetore rritja ishte me gati 5 për qind në fund të marsit të këtij viti në raport me fundin e vitit 2021. Borxhi i akumuluar i institucio­neve buxhetore arriti në 4.7 miliardë lekë.

Për insitucion­et jobuxhetor­e ka një rritje të borxhit të akumuluar në Operatorin e Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike me rreth 7 për qind duke shkuar në 16.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të këtij viti

Për biznesin rritja e detyrimeve ndaj OSHEE ishte me rreth 4.5 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti krahasuar kjo me shifrën e dhjetorit 2021. Gjendja debitore e bizneseve arriti në 11.9 miliardë lekë.

Rritja e faturave të papaguara të biznesit vlerësohet të ketë ardhur nga rritja e çmimit për një pjesë të mirë të tyre që dolën në treg të lirë në janar të këtij viti.

Për kategorinë e institucio­neve buxhetore rritja ishte me gati 5 për qind në fund të marsit të këtij viti në raport me fundin e vitit 2021. Borxhi i akumuluar i institucio­neve buxhetore arriti në 4.7 miliardë lekë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania