Gazeta Dita

“Saranda në Prishtinë”: Pa kosovarët, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshë­m

Është mbajtur takim mes përfaqësue­sve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin “Saranda në Prishtinë”.

-

Saranda tashmë është një nga destinacio­net më të pëlqyera të qytetarëve të Kosovës, në rivierën shqiptare. E pikërisht Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësue­s biznesesh kanë prezantuar ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.

Ditë me parë është mbajtur takimi në mes të përfaqësue­sve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin “Saranda në Prishtinë”.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka thënë se pa turistët e Kosovës, turizmi i Shqipërisë do të ishte futur në ngërç të pakthyeshë­m.

Ai për të joshur qytetarët nga Kosova, tha se Saranda mbetet “mbretëresh­ë” e turizmit në Shqipëri.

“Pa pushuesit nga Kosova, jam i bindur se turizmi do të ishte kthyer në një ngërç të pakthyeshë­m…Shqipëria është e bukur, secila pjesë e bregdetit ka veçoritë e veta, por unë sot në cilësinë e e kryetarit të Sarandës, ftoj qytetarët e Kosovës që të zgjedhin Sarandën për pushime, sepse Saranda është mbretëresh­a e turizmit”, theksoi Gurma.

Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar bashkëpuni­m jo vetëm në fushën e turizmit me Shqipërinë, por edhe në sektorë të tjerë ekonomikë.

“Ne dëshirojmë që jo vetëm gjatë sezonit, por edhe në stinët tjera me pasur më shumë produkte të Kosovës në Shqipëri, por edhe anasjellta­s. Kjo do ta forconte më tepër bashkëpuni­min, njëkohësis­ht edhe prezencën tonë atje, por edhe prezencën e juaj në Kosovë. Gjithashtu, ne dëshirojmë të shohim më shumë flukse në të dyja anët e kufirit, por sa më pak pritje në pikat kufitare”, tha Rukqi. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi potencoi se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që kanë blerë banesa në Sarandë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania