Gazeta Dita

Dëshmitë e Nuredin Dumanit në SPAK, gazetari Hoxha: Do ketë arrestime të bujshme!

-

Rikthehet përsëri opsioni që Dumani të jetë bashkëpunë­tor i drejtësisë, megjithëse më parë SPAK e ka mohuar. Sipas Artan Hoxhës, ka rrëfyer disa krime të kryera me pagesë dhe me shumë rëndësi hetimore. Flet edhe për “Leksin e Druve”, që i ka shpëtuar 3 atentateve dhe tashmë është i penduar i drejtësisë: “Në Lezhë janë hedhur shumë para dhe Deda ka informacio­ne, është thesar për prokurorët!”

Mbrëmjen e 29 marsit mori fund arratia e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Nuredin Dumani. Ai u arrestua i plagosur në Fier dhe dyshohet se është autori i përplasjes me armë më Papër të Elbasanit, ku shkoi t’i bënte atentat ish-mikut të tij të kthyer në armik, Talo Çela, por në fakt ra vetë në pritën kurth. Në momentin e arrestimit, Dumani ka qenë i armatosur dhe i plagosur me plumb në shtyllën kurrizore.

Gazetari Artan Hoxha, u shpreh se do të ketë arrestime të bujshme nga ana e SPAK, pas deklaratav­e të Dumanit, që i ka dhënë gjatë këtyre javëve në sekret të plotë para hetuesve. Prokuroria më herët e mohoi që Dumani të përfitonte statusin e të penduarit apo të bashkëpunë­torit, duke theksuar se është person nën akuzë, i dyshuar për 5 vrasje, një nga ato tashmë e dokumentua­r.

“Në lidhje me deklarimet që ka bërë Nuredin Dumani do ketë arrestime të bujshme. SPAK në lidhje me këtë hetim ka marrë shumë informacio­n në lidhje me shumë krime që janë kryer nga ky person dhe një grup personash rreth tij, janë një grup killerash me pagesë që mund të zbërthejnë shumë ngjarje. SPAK është në rrugën e duhur në këtë drejtim. A do ta gjejnë Talo Çelën, besoj se ne s’do kemi më shansin ta dëgjojmë. Pse? Do ta sqaroj një herë tjetër. Elbasani ka pasur nevojë për mbrojtje shtesë sepse Prokuroria ka kryer hetime të organizata­ve kriminale shumë të rrezikshme. Mbrojtja që u jepet prokurorëv­e duhet të përkthehet në rezultate”, tha ai. Dumani akuzohet zyrtarisht për vrasjen e vëllait të Talo Çelës në Bradashesh dy vite më parë, me motive hakmarrjej­e. Teksa zanafilla janë paratë e grabitura të Rinasit në vitin 2019, ku Çela e Dumani dyshohet se kanë marrë pjesë të dy si miq. Paratë u janë dhënë dy vëllezërve Haxhia për ruajtje dyshohet, por këta të fundit në 2020 thanë se kishin humbur në servis. Çela dhe Dumani akuzohen se ekzekutuan fillimisht në muajin mars, dy punonjësit e servisit dhe një muaj më pas, në kohën e pandemisë, në muajin prill, edhe vëllezërit Haxhia në Shkozet. Më tej nisën një armiqësi mes tyre, me të vrarë në Rrogozhinë dhe Elbasan, teksa disa atentate ndaj njëritjetr­it me armë e eksploziv kanë dështuar.

Gazetari u ndal edhe te Aleks Deda, një emër jo pak i rëndësishë­m për drejtësinë. Alekandër Deda është vënë në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët po kërkojnë ta eliminojnë atë.

Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij, e cila

ruhet nga policia me shërbime 24 orëshe. Hoxha tha se edhe 42-vjeçari është një thesar për drejtësinë, pasi Lezha është kthyer në një zonë problemati­ke vitet e fundit. “Aleksa Dedës, ose i njohur si Leksi i Druve, i janë bërë 3 atentate me armë zjarri dhe

ka mbetur i plagosur. Në atentatin e fundit është goditur 8 herë në trup, fati i tij që është gjallë. Ai ka deklaruar në SPAK dhe ka marrë mbrojtje. Pasi është marrë në mbrojtje, i është bërë 3 herë atentat me dron për ta bërë të heshtë. Ai është një thesar në zonën e Lezhës. Lezha është bërë një zonë problemati­ke, sepse është futur shumë para atje. Ai qark është bërë problemati­k. Nga momenti që e kemi denoncuar janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Nuk ka pasur më incidente si ato që kanë ndodhur. Herën e fundit që kam pasur kontakt fizik me të, ai kishte jelek antiplumb. Por nuk ka pasur rezultat në hetimet që janë kryer”, shpjegoi gazetari.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania