Gazeta Dita

Si u zbulua baza e armatimeve të rënda me flamurin e PD-së, në ish-ndërmarrje­n artistike “Migjeni”

-

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e grupit të “Myslym Shyrit”, ku si drejtues akuzohet Gjergj Cukali dhe 11 anëtarëve të tjerë të pandehur. Dy atentate të bujshme me tritol për vrasjen e dy biznesmenë­ve Gjon Mena dhe Artion Bylyku, baza e arsenalit të armëve në Tiranë, si dhe kanosja avokatit Paulin Paplekaj, janë katër çështjet e hetuara për më shumë se dy vite dhe zbardhur nga SPAK. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmeni­t Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të zbardhin autorët dhe porositësi­n e këtij krimi. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi, si të penduar në këtë dosje, vërtetuan se Gjergi Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro, por u kishte dhënë vetëm 2 mijë. Ky fakt ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin. I njohur si i “forti” i “Myslym Shyrit”, ai e ka mohuar versionin e dhënë nga 2 vëllezërit, duke e quajtur sajesë. Të pandehurit e dosjes me katër ngjarje kriminale janë; Gjergj Cukali, Enver Jamaku, Ermond Jamaku, Blendi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Flor Abazi, Sokol Xhura, Akil Kulla, Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi, Petrit Shera.

Të gjithë akuzohen për një sërë veprash të ndryshme kriminale:

Gjergj Cukali dhe Enver Jamaku akuzohen për tentativën e vrasjes së biznesmeni­t Gjon Mena, pasi i vendosën tritolin në makinë. Ndërkohë Enver Jamaku, Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku, akuzohen se i vendosën tritol në makinë Artjol Bylukut. Gjithashtu vëllezërit, në bashkëpuni­m me Sokol Xhurën, akuzohen për kanosjen e një gjyqtari në vitin 2017. Enver Jamaku, Akil Kulla dhe Sokol Xhura akuzohen edhe për trafik droge dhe mbajtje armësh pa leje. Të akuzuarit e tjerë Algert Hysa, Arben Sufa, Bujar Jaupi, Petrit Shera, akuzohen për armëmbajtj­e pa leje. Ndërkohë, për mungesë provash është kërkuar pushimi i hetimeve ndaj personave nën hetim, Festim Mustafa dhe Klodian Kulla.

Si ndodhi atentati ndaj Gjon Memës dhe zbërthimi i grupit kriminal Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz, automjetit fuoristrad­ë “X5” i biznesmeni­t Mena u hodh në erë me tritol, i cili pas shpërthimi­t shkaktoi vetëm dëme materiale. Për antentin ndaj Menës në 2021, janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç, si autorë. Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin

fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmeni­t Gjon Mena në Kamëz, ka ndihmuar hetuesit të identifiko­jnë autorët. Deklarimet e vëllezërve më 26 shkurt 2021, se Gjergi Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro, por u kishte dhënë vetëm 2 mijë, ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin.

Atentati ndaj Artion Bylykut dhe motivet Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2019,

Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion ka çuar për gjykim dosjen e grupit që akuzohet se drejtohej nga Gjergj Cukali. Në të ndodhet edhe çështja e bazës e grupit të vrasëve me pagesë, ku kishin një arsenal armësh. SPAK dhe Policia e Tiranës zbuluan bazë armatimesh, që operonin në kryeqytet e lidhje në të gjithë Shqipërinë. Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku ku vëllezërit janë bërë bashkëpunë­torë të drejtësisë, u arrit të lokalizohe­j një tjetër arsenal.

Arsenali është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë, në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehi­mi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish-ndërmarrje­s artistike “Migjeni“në Tiranë, objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë ku makinës së Artion Bylykut i vendosën tritol. Eksplozivi shpërtheu sapo hapi derën e automjetit, por fatmirësis­ht nuk pësoi dëmtime. Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenc­a, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit në vitin 2019 në Tiranë, i cili u ezkektua nga ishspecial­i grek Efthimios Efthimious, tashmë i dënuar me burg përjetë pas arrestimit dhe procesit gjyqësor.

Sokol Xhura është në kërkim ndërkombët­ar. Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh armësh të Si u kërcënua avokati Paulin Papleka

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017. Sokol Xhura dyshohet se ka pasur një konflikt për pronat me shtetasin Edmond Saraçi, i cili kishte avokat Paulin Papleka. Sokoli ka kërkuar që të qëllohet me armë makina e avokatit. Akti është kryer në zonën e “Freskut”, ku makina e Paplekës është qëlluar me pistoletë. Më pas pistoleta dhe disa sende të tjera të paligjshme janë vendosur nga unë dhe kushëriri im Ermind Jamaku në shtëpinë e Edmond Saraçit, me porosi të shtetasit Sokol Xhura. llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj. Në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe u sekuestrua­n: 50 automatik, 1 pushkë të precizioni­t të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajro­rë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimi­n e armëve të zjarrit. Ra në sy fakti se një pjesë e armatimeve ishin mbështjell­ë me flamurin e PD-së dhe mendohej se do përdoreshi­n për trazira në zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

 ?? ??
 ?? ?? Enver Jamaku
Enver Jamaku
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania