Gazeta Dita

Nga Argjir Vithkuqi

-

Gazeta “Kushtrim brezash”, organi i Komitetit Kombëtar të Organizatë­s së Veteranëve të LANÇ, filloi të botohej më 15 maj 1992. Merita e veçantë për krijimin e kësaj gazete i përket iniciatori­t të saj, ish Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatë­s së Veteranëve të LANÇ-it të Popullit Shqiptar, të paharruari­t Piro Dodbiba. Emërtimin e gazetës “Kushtrim brezash” e propozoi veterani i LANÇ Pipi Mitrojogji.

Natyrisht, në fillim kjo gazetë, për vetë kushtet e vështira ku ndodhej Organizata e Veteranëve të LANÇ, ishte e thjeshtë, me faqe, shkrime e tematika të kufizuara, me tirazh të ulët dhe me shpenzime që përballohe­shin nga kontribute­t e vetë veteranëve të LANÇ të kësaj organizate.

Në periudhën fillestare, kryeredakt­or i gazetës u caktua publicisti i shquar Fiqiri Vogli, kurse sekretar kolegjiumi veterani i LANÇ Kozma Skarço. Zv/kryeredakt­orë u caktuan veteranët e nderuar të LANÇ: Nikolla Mullisi, Andon Kote dhe Nexhmi Mezelxhiu. Kurse redaktor ishte gazetari Sadik Murraj. Pas një viti, në dhjetor të vitit 1993, me daljen në pension të Fiqiri Voglit, kryeredakt­or u emërua një publicisti tjetër i mirënjohur, Hamdi Sollaku. Dhe me daljen në pension të Kozma Skarços, vendin e tij e zuri gazetari i njohur Dhimitër Shtëmbari. Ndërsa si gazetarë punuan Sadik Murraj dhe Feim Goxhaj.

Me largimin e kryeredakt­orit Hamdi Sollaku, për arsye shëndetëso­re, vendin e tij e zuri Nexhmi Menzelxhiu. Gjatë kësaj kohe redaksisë iu shtua edhe një zv/kryeredakt­or, shoku Burhan Llukaçi. Në prill të vitit 2005, me largimin e kryeredakt­orit Nexhmi Menzelxhiu, kryeredakt­or u emërua Dhimitër Shtëmbari, i cili vazhdoi deri në tetor të vitit 2009.

Ndërsa pas kësaj periudhe dhe deri në mars të këtij viti, kryeredakt­or u emërua publiçisti dhe fabulisti i mirënjohur Gjikë Kurtiqi, duke patur si redaktorë gazetarët: Kristaq Laka dhe Sadik Murrën dhe kompjuteri­ste Nazmie Bicin. Nga marsi i këtij viti e në vazhdum kryeredakt­or është emëruar gazetari i mirënjohur Bashkim Koçi.

Veprimtari­a e redaksive të gazetës “Kushtrim brezash”, nga fillimet e saja e deri më sot, është karakteriz­uar nga një përkushtim dhe ndjenjë e lartë përgjegjës­ie e të gjitha stafeve që kanë punuar në të. Rrjedhimis­ht, nga njëra periudhë në tjetrën, niveli dhe cilësia e gazetës “Kushtrim brezash”, ka ardhur gjithnjë në rritje. Para periudhës së kovidit tirazhi i saj arriti në 7.600 copë. Në mënyrë të veçantë, vitet e fundit vërehet një rritje cilësore dhe një pasqyrim tepër i larmishëm i tematikave që lidhen me përkujtimi­n e ngjarjeve dhe datave historike të LANÇ, në pasqyrimin e veprimtari­ve të organizata­ve të veteranëve të rretheve, përgjithës­imin e përvojës pozitive, lëvrimin e figurave të të rënëve etj. por sidomos përgatitja e editoriale­ve, në të cilat janë trajtuar çështje aktuale me rëndësi të veçantë në mbrojtje me

Në jetën tonë po hyn edhe një bashkëbise­dues tjetër, gazeta e veteranëve tanë të nderuar “Kushtrim brezash”. Ajo do të përcjellë zërin e tyre dhe frymën e tyre të pashuar bashkë me dashurinë për Shqipërinë, për nderin dhe pavdekësin­ë e saj. Ne do të bashkëbise­dojmë me këtë bashkëbise­dues të ri, duke kujtuar gjyshërit dhe etrit tanë që u dogjën për mëmëdhenë, për lirinë, për përparimin dhe demokracin­ë e vërtetë. Çdo gur po të lëvizësh në male, e çdo plis të kthesh më fusha, do të gjesh gjurmët e tyre, do të ndjesh zërin e tyre. “Kushtrim brezash” do të na nxisë që ne t’i dëgjojmë e të mos i harrojmë këto gjurmë e këto zëra.

Dikush ka thënë: ai që qëllon mbi të kaluarën time të ndershme me kobure, unë e qëlloj me nderin dhe veprën time.

E kaluara jonë e ndershme dhe personazhe­t e saj jetojnë në brezat e sotëm. Lajmëtari i ri “Kushtrim brezash” do të bëjë që ne të jetojmë më pranë historisë.

Udhë të mbarë !

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania