Gazeta Dita

PËRPJEKJA E DËSHTUAR NJËVJEÇARE E SALIUT, PËR T’U “RESPEKTUAR”

- Nga MERO BAZE

Ka një përpjekje titanike të Sali Berishës, për të krijuar një moment politik, ku atij ti dëgjohet fjala. Nuk ka rëndësi për çfarë iniciative, propozimi apo debati në vend. Rëndësi ka që dikush për çfarëdo gjëje, ti jap shansin dhe ta konsideroj atë institucio­n duke marrë parasysh propozimin e tij.

Ky makth i ka nisur nga refuzimi i prerë i SHBA për të mos e konsiderua­r më jo vetëm si kandidat për kryetar të PD, por as si qytetar të zakonshëm të Shqipërisë.

Po mbushet një vit që ai është në betejë me këtë makth. Për t’iu mbushur mendjen të vetëve, se do ta korrigjojë këtë përjashtim të tij, u mbushi mendjen në daljen e tij më 22 maj të vitit të kaluar, se ka paditur Sekretarin Antony Blinken në një gjykatë në Francë dhe ajo do vendosi drejtësinë. Pastaj muaj pas muaji përpiqej ti mbante gjallë me gënjeshtrë­n e vet dhe simpatizan­tët e tij ndiqnin rrugën postare të letrës imagjinare të Sali Berishës se kur do mbrinte në Francë, kur do niste gjyqi dhe si do shpallej Doktori i pafajshëm. U mbush viti dhe letra nuk ka shkuar asgjëkund dhe natyrisht që ska shpresa se do hapet ndonjë gjyq.

Pastaj shpiku luftën kundër Lulzim Bashës, duke e konsiderua­r ndëshkimin amerikan një komplot të Lulzim Bashës. Në një betejë shkatërrim­tare për Partinë Demokratik­e ai ngriti në këmbë gjithë pjesën primitive të Partisë Demokratik­e, duke u mbushur atyre mendjen se kjo është një besëprerje nga Lulzim Basha në SHBA. Pasi beteja mbaroi, problemi i tij i madh ishte, se SHBA përsëriste si një pikë uji torturuese për të burgosurin në qeli, fjalinë, “nuk kemi punë me Sali Berishën, as me partinë e tij”.

Pastaj bashkë me Ilir Metën vendosën të bëjnë një provokim të ri, duke sajuar zgjedhje në gjashtë bashkitë që kishin dy vjet pa kryetar me qëllim që të provonin, se të dy bashkë ishin më të fort se Lulzim Basha. E fituan dhe këtë sfidë dhe pastaj mallkimi nga SHBA u përsërit . “Nuk kemi punë me Sali Berishën dhe partinë e tij.”

Pas kësaj shpiku një Kuvend tjetër partie që do zgjidhte forume dhe kryetar të ri. 35 deputetë të Partisë Demokratik­e refuzuan legjitimit­etin e tij dhe ai mbeti me pjesën primitive të PD, që në fakt nuk di ç’të bëj më pa Sali Berishën.

Një natë më parë ambasadorj­a Yuri Kim ja përsëriti se SHBA do të ndjej keqardhje nëse ndonjë parti e opozitës do të ketë kryetar Sali Berishën pasi thjesht nuk do ketë marrëdhëni­e me të.

Kjo e ka destabiliz­uar përsëri dhe sot ka shpikur se do ti dërgoj ankesë presidenti­t Biden, pasi atë me siguri sipas Berishës “e gënjen” Departamen­ti i Shtetit.

Kjo skemë torturuese e SHBA ndaj tij, është adoptuar dhe nga qeveria shqiptare. Edi Rama prej disa muajsh, kur po tenton rikthimin në politik, ka shpallur se nuk e konsideron as si faktor politik dhe as si deputet Sali Berishën. Beteja e Berishës për ta shmangur këtë qëndrim të Edi Ramës ka qenë serioze.

Në fillim tha se Edi Rama ka interes të më ketë mua partnerë dhe jo Lulzim Bashën, me shpresë se po i shkelte syrin. Qëndrimi konstant i Edi Ramës duke e konsiderua­r “të vdekur dhe të pakallur’, e ka nervozuar së tepërmi sidomos pas thirrjeve për SPAK që ta hetoj atë si një të ndëshkuar nga SHBA për korrupsion madhor bashkë me familjarët.

Kjo po e shtyn të ndërmarrë iniciativa në fushën ndërkombët­are, me shpresë se do të vërë në pozita të vështira Shqipërinë me vendet e tjera.

Një e tillë ishte dhe “iniciativa” për Rezolutën e ndëshkimit të gjenocidit të Srebenicës nga serbët, një ditë pasi Shqipëria e kishte ngritur këtë çështje në Këshillin e Sigurimit dhe kishte dënuar qëndrimin e të ngjashmit të Sali Berishës, nën sanksionet Amerikane, Milorad Dodik.

Shumica parlamenta­re refuzoi Sali Berishën jo ndëshkimin e gjenocidit. Shpresa është që do dal dikush në rajon, që të thotë “ka të drejt Sali Berisha”. Asnjë nga Bosnja nuk i tha faleminder­it. Shpreson ti dal dikush nga Maqedonia po shokun e vet në Maqedoni e ka në arrati, të dënuar si hajdut. I vetmi shok i lirë i tij që vajtoi për të gjendet në Shqipëri, dhe është Ilir Meta. Po bëhet gati të sajoj diçka që lidhet me Malin e Zi me shpresë që dhe aty të ketë mundësi të “vërë në pozitë të vështirë Shqipërinë” siç thonë këta opinionist­ët e tij.

E gjithë kjo është një betejë për rehabiliti­min e Sali Berishës përmes Shqipërisë. Nuk ka shans të ndodh kurrë. Të gjithë të kompleksua­rit naiv që mendojnë se dëmtohet Shqipëria duke refuzuar “gjërat e mira” të Sali Berishës, janë thjeshtë ushtarë të pavetëdijs­hëm të Sali Berishës. Dhe ske ça flet me ta.

I vetmi argëtim janë këta opinionist­ët e qartë pro Berishës që bëjnë sikur u vjen keq “pse po turpërohet Shqipëria” vetëm për pak vullnet për të respektuar Berishën. Janë të shqetësuar më shumë se sa në Bosnjë. E dimë që për aq pak gjë bëhet gjithë kjo betejë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania