Gazeta Dita

Rama pas takimit me liderët e Ballkanit: Mbështesim anëtarësim­in e Kosovës në Europë

Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetje­n e tij.

-

Gjatë intervistë­s së dhënë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeminist­ri Edi Rama ka folur edhe për kërkesën e Kosovës për në Këshillin e Europës, duke shprehur hapur mbështetje­n e tij. Pyetje: Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësim­in e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj? Kryeminist­ri Edi Rama: Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komuniteti­n ndërkombët­ar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizim­i i marrëdhëni­eve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelish­t me betejën në tryezë, betejën diplomatik­e për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojm­ë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritete­t legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjës­e të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombët­are, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën! Kryeminist­ri ka folur edhe për Malin e Zi që t’i bashkohet “Open Balkan”. Pyetje: Pas Serbisë z. Kryeminist­ër dhe nga Maqedonia po importojmë mallra. A tregon kjo që “Open Balkan” po funksionon dhe çfarë pritet të ndodhë me Malin e Zi? Pak më herët në një konferencë për shtyp më konfirmuat ftesën që ju i keni bërë kryeminist­rit shqiptar të zgjedhur të Malit të Zi, cili do jetë qëndrimi i këtij vendi? Kryeminist­ri Edi Rama: Ballkani i Hapur funksionon dhe do funksionoj­ë gjithmonë e më mirë. Tani ne presim që edhe Mali i Zi t’i bashkohet, domethënë është çështje kohe, unë e kam thënë gjithmonë, është çështje kohe që t’i bashkohen të gjithë në fakt se nuk ka ku shkon tjetër kjo punë përveçse tek kooperimi, tek bashkëpuni­mi, kështu që sigurisht që është humbje kohe patjetër për ata që ngurojnë apo refuzojnë të bashkohen, por ne nuk kemi kohë për të humbur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania