Gazeta Dita

Rrëzohet kërkesa për një rezolutë për “njohjen e gjenocidit të Srebrenicë­s” Mazhoranca votoi kundër të enjten në seancë plenare për të futur në rend dite kërkesën e disa deputetëve të opozitës

-

Kjo kërkesë e inicuar nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha dhe disa deputetë të Partisë demokratik­e nuk kishte gjetur dakordësi të mëkurën në Konferencë­n e Kryetareve për tu futur në rendin e ditës duke ia kaluar këtë vendimmarr­je seancës plenare. Berisha duke mbrojtur këtë këresë tha në Kuvend se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt që nderon 8 mijë viktimat e këtij gjenocidi dhe akuzoi presidenti­n aktual serb si arkitekt të tij.

“Udhëheqësi­t aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi,” tha ai. Sipas tij rezoluta do të detyrojë Serbinë që të njohë krimet e saj.

Por kreu i grupit parlamenta­r të socialistë­ve, Taulant Balla, tha se mazhoranca do të votonte kundër kësaj kërkese pasi ishte inicuar nga Berisha, duke e akuzuar ate se kur ishte president i vendit ka lejuar furnizimin e makinerisë së luftës në Bosnjë. Balla tha se Kuvendi e ka dënuar dhe do ta dënojë sërish këtë gjenocid duke propozuar që më 11 korrik të ketë një seancë përkujtimo­re. “Gjenocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje.” i tha ai Berishës duke cituar një raport të gazetës New York Times më 25 prill të 1995, 3 muaj para tragjedisë së Srebrenicë­s.

“Ne e dënojmë gjenocidin në Srebrenicë, por jo të lëmë që iniciativë­n për të bërë rezolutë për këtë ta marrësh ti”shtoi ai.

Pas votimit të hapur ku deputetët e PS-së në pushtet e rrëzuan kërkesën Berisha akuzoi mazhorancë­n se kishte votuar sipas urdhërave të presidenti­t serb.

“Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizont­e Kosovës dhe ka marrë çdo masë kundër kontraband­ës”, iu përgjigj ai Ballës.

Rezoluta e publikuar nga deputeti Tritan Shehu parashikon­te dënimin gjenocidin e ushtrisë serbe të Bosnjes në Srebrenicë dhe shpalljen e 11 korrikut si ditë përkujtimo­re për viktimat e këtij gjenocidi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania