Gazeta Dita

Zengjinët e rinj...

-

Anatemohej diktatori në 90 se kishte pasur edhe vaskë, edhe pishinë 4 metra katror, ndryshe nga klasa punëtore. Dhe kjo u interpretu­a se ç’kishin thënë komunistët për veten e tyre, kishin gënjyer. Por çfarë duhet thënë për ‘zengjinët e rinj’ të kapitalizm­it? Sot, ndarja klasore e shoqërisë reflektohe­t tek mënyra e jetesës. Jo vetëm tek të ngrënit dhe të veshurit, por edhe tek tendenca për t’u mbledhur të gjithë bashkë, fqinj me njëri-tjetrin. Sa e sa blloqe numërohen sot që nga Lundra në Dhërmi, ku të njëjtët njerëz që jetojnë me pishinë e kamera në Tiranë, shihen edhe në muajt e nxehtë po prapë bashkë. Gjiri i Lalzit merret si etalon për të treguar se ku janë hedhur lekët e korrupsion­it të politikës, trafikut të drogës të artistëve të tallavasë e të tjerë. Është rasti tipik sesi kryesisht mbi prona të vjedhura ndërtohet kryesisht me para të vjedhura dhe rrijnë bashkë kryesisht hajdutët. Ky nuk është më opinion, por bindje popullore që e sheh Gjirin e Lalzit si shpellën e Ali Babait ku kodet për të hyrë i kanë veç ata dhe sapo kalojnë traun zhyten në lluks. Për të mos e ekzagjërua­r me epitete, mjafton të shohësh se kur bëhen vrer me njëri-tjetrin, ua përmendin të palarat edhe brenda të njëjtit lloj. Rasti më i fundit është ai i Gazment Bardhit që akuzoi një ish-ministër të Berishës se po shet vilën 670 mijë euro. Kjo, s’na tregon asgjë të re veç faktit se Bardhi për vete s’paska vilë atje. Në të kundërt s’do mund ta akuzonte fqinjin. Pamjen e një Blloku, Gjirit të Lalzit ia dhanë fillimisht Ilir Meta, Monika Kryemadhi e Sali Berisha. I pari postonte krah një gazetari e një humoristi nga oborri i gjelbëruar. Më parë e shoqja kish folur për haletë që kishin apostafat për macet, video që më pas e zhduku nga YouTube. I shoqi bëri edhe ditëlindje­n dhe çoi palma me helikopter. Së fundmi e ka pranuar sërish, kur donte ta kthente vilën në bunker për t’u përballur me fregatat amerikane duke kënduar këngën e Qerim Sulës... Letër e nënshkruar,

Ardit, lexues Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania