Gazeta Dita

REZOLUTA E SREBRENICË­S DHE TURPI QË HAMË ME BUKË

- Nga DRITAN HILA

Të propozosh një rezolutë për masakrën e Srebrenicë­s, mund të jetë objekt për psikiatër. Me siguri Sali Berisha dhe Tritan Shehu i cili ishte president i firmës “Shqiponja” e cila kontraband­onte karburante nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndjejnë një brengë që vetëm mjekësia mund ta shpjegojë. Ish-shefin e ndërmarrje­s së PD dhe shefin real të saj, ose i ka zënë turpi ose amnezia.

Kush ka jetuar në ato vite në Shkodër apo Kukës e mban mend shumë mirë që kontraband­a me autobotë mund të bëhej vetëm me lejen e policisë dhe SHIK-ut të Gazidedes. Në liqenin e Shkodrës ishin tubacionet dhe varkat-tanker që transporto­nin çdo ditë e natë karburant në drejtim të Jugosllavi­së së vogël. Natyrisht ishin edhe qytetarët që zgjeronin serbatorët e makinave për të nxjerrë bukën e gojës dhe shkëmbenin me qytetarë të thjeshtë malazez, por kjo ishte për nevoja të ngushta personale. Makineria e luftës së Milloshevi­çit u mbajt në këmbë nga karburante­t që shkonin nga Shqipëria dhe Rumania. Sesa shumë ishin sasitë, e tregon lufta e sotme në Ukrainë ku rusët ngecën vetëm për shkak të mungesës së karburanti­t, aq më tepër që vetë Jugosllavi­a nuk prodhon asnjë litër naftë. Kurse makina e luftës së Milloshevi­çit funksionoi si sahat deri ditën kur kapitulloi nga bombardime­t e NATO. Dhe merita padyshim që i takon edhe Berishës dhe Shehut.

Rikthimi i kësaj teme nga Berisha dhe Shehu është me siguri një testim sesa idiotë janë shqiptarët dhe sa mend mbajnë ata. Ose shpresojnë se një brez që ka lindur pas ‘97-ës e ka harruar se në Srebrenicë i kanë duart e lyera me gjak jo vetëm kush e shkrehu armën por edhe kush dha benzinë që kamionët dhe tanket serbe me milicë të shkonin deri aty.

Lufta në ish-Jugosllavi u zhvillua në kohën kur Berisha ishte njeriu i plotfuqish­ëm i vendit dhe strukturat e tij të sigurisë, përfshirë qenin roje të SHIK-ut, nuk lejonin askënd përveç njerëzve që punonin për ta që të bënin kontraband­ë. Sikurse në Jugosllavi, një vend akoma komunist në mënyrën e organizimi­t, askush nuk mund të ishte pritësi nëse nuk punonte për UDB.

12 vjet pas kësaj masakre Damir Faslliç, nipi i Stanisha Stanishic, shef i UDB në kohën e Milloshevi­ç mori pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Republikës Të Shqipërisë të kryesuar nga Sali Berisha i cili protestës së socialistë­ve në parlament iu përgjigj se do ua sillte edhe në sallë pasi e kishte mik shtëpie. Mik shtëpie nipin e shefit të shërbimit sekret serb nga vareshin edhe repartet speciale autorë të masakrave ndaj kroatëve, boshnjakëv­e dhe shqiptarëv­e? Këtë vetëm stomaku i shqiptarëv­e mund ta tresë. Ndaj një rezolutë për Srebrenicë­n nga kjo dyshe është tallje me viktimat. Është njësoj sikur ta bënte Momir Bullatoviç. Por ky të paktën nuk ka qenë kaq i pafytyrë.

Kurse sa i përket votimit kundër të kësaj rezolute për t’u futur në rend dite është thjesht një veprim që e meritonte djallëzia e Berishës. Kjo rezolutë thjesht duhet përbuzur duke mos e futur në rend dite pasi e vetmja vlerë që ka është t’i japësh vlerë dikujt që e kanë zhvlerësua­r të gjithë, që një masakër të dhimbshme tersi i shqiptarëv­e do t’i japë pas 30 viteve vlerën e litarit që Tersi i Pojanit la jashtë. Është gabim t’i japësh peshë një kufome politike i cili edhe për shkak se ka furnizuar makinerinë që vrau në Srebrenicë është shpallur “non grata”. Ndaj që vendi mos të gjendet rishtas përpara kurtheve të një njeriu që nuk i ka interesuar kurrë ky vend dhe popull, është urgjent ligji që personat me damkën e të padëshirua­rit nga SHBA të zbohen nga Kuvendi. Këta njerëz janë më të rrezikshëm se ata që e kanë marrë këtë damkë për vjedhje pulash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania