Gazeta Dita

Banka Botërore i jep Shqipërisë 75 milionë euro hua për furnizimin me ujë

Synohet përmirësim­i i aktiviteti­t dhe gjendjes financiare të ndërmarrje­ve të ujësjellës-kanalizime­ve si dhe ofrimin e shërbimeve të të furnizimit me ujë

-

Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderue­shme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një financimi nga Banka Botërore, që përfshin një hua prej 75 milionë $ dhe një grant prej 6,3 milionë $, miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore. Kjo hua është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë $ për modernizim­in e sektorit të ujësjellës-kanalizime­ve në Shqipëri që bashkë financohet nga Qeveria e Shqipërisë.

Granti financohet nga Sekretaria­ti Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet nga Banka Botërore, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp.

Programi synon përmirësim­in e aktiviteti­t dhe gjendjes financiare të ndërmarrje­ve të ujësjellës-kanalizime­ve si dhe ofrimin e shërbimeve të përmirësua­ra të furnizimit me ujë në Shqipëri

Shqipërisë nuk i mungojnë burimet e bollshme ujore për t’i ofruar ujë të pijshëm, të freskët dhe të sigurt gjithë popullsisë. Vitet e fundit, Shqipëria ka hartuar një kuadër rregullato­r të plotë për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ka bërë ndryshime në organizime­t institucio­nale për përmirësim­in e ofrimit të shërbimit.

Megjithatë, shumica e shoqërive të ujësjellës­it në Shqipëri vijojnë të kenë performanc­ë të ulët si teknike, ashtu edhe financiare. Kjo ndikon cilësinë e shërbimit për popullsinë dhe bizneset, si dhe pamundëson ofrimin e shërbimeve aty ku mungojnë, veçanërish­t për popullsinë më të cenueshme në zonat periferike dhe rurale të vendit.

Rreth 20 përqind e popullsisë rurale nuk mbulohet nga rrjeti i tubacionev­e të ujësjellës­ve. Sektori i ujësjellës-kanalizime­ve (UK) ka nevojë për reformim lidhur me modelet e menaxhimit dhe organizimi­t që do të mundësojnë arritjen e synimeve kombëtare. “Banka Botërore do të mbështesë sektorin përmes një instrument­i novator financimi të quajtur Program për Rezultate. Kjo do të thotë që në vend që të sigurohen financime për infrastruk­turën, të përqendroh­emi në mbështetje­n e reformës institucio­nale, ose siç e themi në mënyrë jozyrtare ‘në vend që të rregullojm­ë tubat, të rregullojm­ë institucio­net që duhet të rregullojn­ë tubat’.”

Programi për Shërbimet e UK-së do të ndihmojë në transformi­min e thellë të sektorit për përballimi­n e sfidave strukturor­e. Kjo do të forcojë planifikim­in dhe programimi­n e investimev­e, si në nivel vendor ashtu edhe qendror në sektorin e UK-së, duke mundësuar shtrirjen e investimev­e publike në zonat gjysmë urbane dhe rurale. Në kuadër të këtyre reformave, shoqëritë e ujësjellës­it priten të përmirësoj­në performanc­ën e tyre, duke u mbështetur më pak nga fondet publike. Përdorimi efikas i fondeve publike do t’u sjellë përfitime jo vetëm familjeve, por do të përmirësoj­ë edhe ekonominë. Shërbimet më të besueshme dhe me cilësi më të lartë për familjet dhe bizneset do të kenë ndikim pozitiv në industrinë e turizmit, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë, si dhe në zvogëlimin e hendekut midis zonave urbane dhe rurale.

Projekti i sapoaprovu­ar përdor instrument­in e financimit Program-për-Rezultate që lidh drejtpërsë­drejti disbursimi­n e huasë me arritjen e rezultatev­e specifike të programit.

Programi është hartuar dhe do të zbatohet bashkërish­t me Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime­ve dhe Mbetjeve (AKUM), si dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania