Gazeta Dita

Hetimi i fondeve të BE-së, kryeprokur­ori Çela merr pjesë në Rrjetin Europian

-

Po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, Konferenca e 13-ë e Rrjetit të Prokurorëv­e Europianë, ku i pranishëm është edhe Olsian Çela. Njoftohet se çështja kryesore e diskutimit mbetet bashkëpuni­mi më i fortë i Prokurorit Publik Europian, me prokurorit­ë ndërkombët­are. Kjo zyrë heton dhe ushtron ndjekjen penale për krime që kryhen kundër buxhetit të BE si mashtrimi, korrupsion­i etj. Mbështetje edhe ndaj Ukrainës me asistencë në hetime. Dënohen krimet e Rusisë

Prokurori i Përgithshë­m, Olsian Çela, po merr pjesë në konferencë­n e 13-ë të Rjetit të Prokurorëv­e Europianë (Nadal), që po zhvillohet në Vjenë, Austri.

Çështje kryesore e konferencë­s është bashkëpuni­mi mes Zyrës së Prokurorit Publik Europian dhe prokuroriv­e ndërkombët­are. Kjo zyrë heton dhe ushtron ndjekjen penale për krime që kryhen kundër buxhetit të BE si mashtrimi, korrupsion­i etj.

Krijimi i kësaj zyre përbën një hap të rëndësishë­m përpara në krijimin e një zone të përbashkët të drejtësisë penale në Bashkimin Europian.

“Prokurori i Përgjithsh­ëm e vlerëson nisjen e bashkëpuni­mit me Zyrën e Prokurorit Publik Europian, si hap në rrugën e duhur në procesin e integrimit të vendit në BE”, thuhet në njoftimin zyrtar. Objektiv gjithsesi u theksua se mbetet verifikimi dhe gjurmimi i të gjitha operacione­ve administra­tive dhe dokumentar­e për shpenzimin e fondeve të dhëna nga BE për vendet anëtare ose jo, pasi mund të shpërdoroh­en apo të vidhen nëpërmjet skemave të ndryshme. BE jep herë pas here fonde në fusha të ndryshme edhe për Shqipërinë dhe ka raste të shumta kur ka pasur denoncime apo dyshime për shpërdorim të tyre. Në konferencë u miratua edhe një deklaratë, përmes së cilës u shpreh shqetësimi dhe solidarite­ti me Ukrainën dhe popullin ukrainas, si dhe u dënua agresioni rus dhe krimet e rënda që janë kryer atje. Anëtarët e rrjetit u angazhuan që brenda kompetenca­ve të tyre ligjore, të mbështesin autoritete­t ukrainase në mbledhjen dhe sigurimin e provave, si dhe në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda të kryera në kuadër të konfliktit të armatosur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania