Gazeta Dita

Vizita e Pompeos: Si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës

- Nga YLLI PATA

Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikan­ëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishë­m brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjen­cës u përplas me presidenti­n për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s. Por fuqia politike e Pompeos, rrit edhe më shumë pas emërimit në postin e Sekretarit të Shtetit, pas shkarkimit të Rex Tillerson nga Presidenti Trump. Pompeo, ashtu edhe si Mike Pence, mbetën dy nga politikanë­t më të lartë që ishin të afërt me Donald Trump-in deri në ditët e fundit të tij, por që asnjëherë nuk u çbilancuan për shkak të debatit politik të brendshëm. Pra kanë ruajtur një ekuilibër të rëndësishë­m për aspekte strategjik­e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zoti Pompeo, i cili sot zhvilloi një aktivitet publik në Shqipëri, edhe mund të mos kishte dhënë një sinjal politik të qartë siç e dha, duke ndenjur indifferen­t. Por sërish, do të quhej sinjal, thjesht vetëm nëse nuk ka takuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. i pari, si President i Republikës, ka pasur të gjitha detyrimet që për respekt t’i shtronte një darkë, ose ta qeraste me një kafe në Pallatin e Brigadave, madje edhe t’i akordonte një medalje, gjë që ja ka dhënë edhe restorante­ve e hoteleve. Kurse i dyti, si një politikan që i është “futur me rrënjë konservato­rizmit” mund ta kishte takuar eksponenti­n e lartë të konservato­rëve amerikanë. Por si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishë­m politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin. Megjithatë, ish-Sekretari i Shtetit ka dhënë një sinjal edhe më të fortë duke takuar grupin e 35 deputetëve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Një sinjal që e kanë dhënë edhe të tjerë, madje jo më larg se 2 javë më parë dy zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane. Por kjo e sotmja, ka rrëzuar përfundimi­sht alibinë e përrallave me Sorrosin dhe heqjen e Non Gratës nga Republikan­ët. Ata sot patë një nga njerëzit më të rëndësishë­m të tyre dhe nuk arritën as t’i afrohen. Plus pastaj, ndërsimi me Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës “matanë”. Por kurioze do të jetë sonte komenti i analistëve pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës për këtë vizitë. Për të parë ku do të notojë fantazia thjesht për të ngritur nga bataku dy politikanë që kanë rënë prej kohësh…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania