Gazeta Dita

SHANSI I HUMBUR PËR NJË PRESIDENT NORMAL

- Nga GJERGJ EREBARA

Kushtetuta e Shqipërisë, në formën që u miratua në fillim në vitin 1998, parashikon­te një president mbi palët, jo partiak, me një numër të kufizuar funksiones­h, më i rëndësishm­i i të cilave ishte kryesimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, emërimi, promovimi dhe shkarkimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Për rrjedhojë, presidenti duhej të zgjidhej me tre të pestat e parlamenti­t, pra jo me më pak se 84 vota. Por një president i tillë, jopartiak, mbi palët dhe i zgjedhur me kompromis mes dy partive kryesore të vendit, u zgjodh për herë të parë dhe të fundit në vitin 2002 dhe ishte Alfred Moisiu, një gjeneral në pension. Moisiu demonstroi cilësitë e tij si president mbi palët në vitin 2007, kur të dy palët politike u detyruan të arrinin një marrëveshj­e, në kohën kur Rama bojkotoi zgjedhjet për pushtetin vendor.

Që nga ajo kohë e më pas, të dy palët politike i dhanë vendit presidentë gjithnjë e më të këqinj, figura të dala nga vullneti i njërës palë apo tjetrës. Pasoja e këtij lloj presidenti mund të vërehet te degradimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë, deri në pikën kur, një reformë tjetër, nën këshillën e ndërkombët­arëve, i hoqi presidenti­t shumicën e funksionev­e në sistemin e drejtësisë për ta zëvendësua­r me institucio­ne të tjera.

Në vitin 2008, Rama dhe Berisha ranë dakord që, jo vetëm të mos bënin ndonjë përpjekje për të gjetur president konsensual, por ta degradonin postin e presidenti­t duke e bërë atë të zgjedhshëm me gjysmën e votave të deputetëve, nga dy të tretat që duheshin më parë.

Edhe mënyra se si u zgjodhën presidentë­t është domethënës­e në vetvete. Në vitin 2007, dukshëm nën frikën se deputetët e tij mund të shiteshin në votim të fshehtë për president, Rama bojkotoi parlamenti­n. Por në ditën vendimtare, disa deputetë të Partisë Socialiste vajtën në parlament, dukshëm të blerë nga qeveria “Berisha”, për të votuar Bamir Topin si president. Ndërsa në vitin 2012, Berisha zgjodhi një njeri më afër tij sa nuk bëhet për president. Në vitin 2017, socialistë­t e përdorën postin e presidenti­t dukshëm si një lloj internimi të artë për aleatin e vet të padëshirue­shëm, Ilir Metën, ndërsa tani, presidenti i gjashtë pas rënies së komunizmit, pritet të dalë në formën e një surprize nga xhepi i kryeminist­rit aktual, pas një përpjekjej­e aspak bindëse për “bisedime” me opozitën.

Presidenti i ardhshëm do të ketë akoma më pak funksione në politikën e pushtetit real se sa paraardhës­it për shkak të reformës në drejtësi, gjë që sugjeron se palët politike mund të kishin ndonjë lloj interesi për t’u dukur normalë, të aftë për të bërë një politikë normale, e tillë që nuk është 100% në funksion të interesit të vet. Dhe për të identifiku­ar një president normal, dukshëm duhet t’i referohesh cilësive që kushtetuta ia ka përcaktuar figurës së presidenti­t, pra që të jetë figurë e kompromisi­t politik, të jetë mbi palët, të jetë jopartiak, të mos merret me “aktivitet privat”. Maksimumi që mund të bëjë me këtë autoritet moral është që të kthejë ndonjë ligj edepsëz të qeverisë në parlament (mund ta bëjë vetëm një herë dhe rrëzohet me shumicë të thjeshtë).

Megjithatë, të hënën parlamenti dogji, (kështu thuhet), procedurën e parë për zgjedhjen e presidenti­t të ardhshëm. Në procedurën e parë supozohet se palët politike mund të votojnë një ose disa kandidatur­a. Në rast se asnjë nga kandidatur­at nuk merr tre të pestat e votave, atëhere një raund i dytë dhe një i tretë parashikoh­et të bëhet në dy javët në vijim, gjatë së cilave, palët politike do të kenë mundësi të bisedojnë në kërkim të kompromisi­t. Dhe vetëm nëse kjo nuk është e mundur, në raundin e katërt ose të pestë, shumica parlamenta­re ka të drejtë të zgjedhë presidenti­n me shumicë të thjeshtë. Ashtu si edhe në herët e kaluara, palët politike, jo vetëm që nuk janë në gjendje të gjejnë president konsensual, por dukshëm as nuk e marrin mundimin të kërkojnë. Në kushtet kur presidenti nuk ka pushtet real, nuk është drejtpërsë­drejti e kuptueshme se pse palët politike as nuk përpiqen t’i japin vendit një president normal. Por ka gjasa që kjo nuk është e mundur pikërisht për shkak se zgjedhja e një presidenti normal rrezikon t’ia rrisë pritshmëri­të shqiptarëv­e nga politika dhe të kërkojnë edhe ndonjë kryeminist­ër normal apo ndonjë kryetar opozite normal, deputetë apo kryebashki­akë normalë, cilësi këto në kontradikt­ë me aktualitet­in. Në fund të fundit, një president normal mund të dalë vetëm nga një politikë normale.

Në vitin 2008, Rama dhe Berisha ranë dakord që, jo vetëm të mos bënin ndonjë përpjekje për të gjetur president konsensual, por ta degradonin postin e presidenti­t duke e bërë atë të zgjedhshëm me gjysmën e votave të deputetëve, nga dy të tretat që duheshin më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania