Gazeta Dita

Në kujtim të Ardianit

-

Ditët janë të gjata, vitet të shkurtra, më shumë se një thënie mendimprur­ëse, kjo shprehje është një përvojë e gjallë… Më 2012, një lajm tronditi vendin. Njeriu që kishte pasuri mendimin, që kishte investim kulturën,që kishte maksim interesin publik, Ardian Klosi, në rrethana disi të panjohura, i vajti qiellit… Ato çaste pata menduar Ferenc Nopçen; nuk është rasti i parë apo i fundit, kur njeriu udhëton në mënyrë paralele në një botë enigmash, dilemash të brendshme dhe mbi të gjitha, në një realitet sfidimesh, ku kufiri mes optimizmit dhe zhgënjimit, është aq delikat… Bota ka vend edhe për kurajon e kurajozët, ka hapësirë edhe për aventurën e aventurier­ët, por, bota është ushqyer me gjithëherë­sinë e saj nga mendjebuku­ria! Ardianin e njoha herët, qysh në rininë e hershme, prej së motrës, Lules, e cila ishte shoqe klase me mua, në katër vitet e shkollës së mesme. Ishte një njeri i tërhequr, mendimthel­lë, i rezervuar në të folur dhe me një tis të shfaqur të moskënaqje­s për çka ndodhte, çka thuhej e çfarë shitej në pazarin e fjalëve… Vitet iknin dhe ai ndërtoi profilin e tij si përkthyes, me shijen time, ka sjellur mrekullish­t në shqip Franc Kafkën…në tregimet e tij, një libër i trashë, por kulmisht shkëlqen tek “Kështjella” kafkiane, atje ai është në zenit… Gjuha e thukët e autorit, nënshtresa­t përvuajtës­e dhe të zymta, profilet njerëzore që luftojnë me vullnet kundër njëri- tjetrit, kush e kush të shpalosë , se në botën e poshtërimi­t, falë kështjella­rëve që i kanë zhbërë dhe shndërruar në numra e dosje, ata kanë qëllim t’ u shërbejnë kështjella­rëve, duke sfiduar të ngjashmit, shërbenjës­it e përvuajtur…në një luftë zhbërëse Në një rast tjetër, Ardiani na solli Fihten në shqip, përcjellë aq bukur falë recitimeve dinjitoze…veçanërish­t nga Ema Andrea Në keto 10 vite të munguar, sa shumë mundësi nuk patën fatin të ktheheshin në realitet… meteorët digjen, duke na lënë peng atë dritë flakore dhe kujtimin që udhëton brenda nesh, si shëmbëllty­ra e pishtarit... Letër e nënshkruar,

Përparim Kabo, Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania