Gazeta Dita

6 në 10 familje nuk kursejnë dot, vetëm 38% munden, me kursimet që shkojnë për pleqërinë

Nga këto të dhëna rezulton se, familjet me 3 anëtarë kursejnë më shumë se të tjerat, ndërsa ato me vetëm një anëtar kursejnë më pak.

-

Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës para krizave, pra në vitet 2018-2019. Kështu, shifrat tregojnë se 62% e familjeve në vendin tonë nuk kursejnë, dhe vetëm 38% mund t`ia dalin.

Pavarësish­t se konteksti i këtyre shifrave është jashtë aktualitet­it të kohës ku gjendemi, japin një panoramë të qartë të normalitet­it të familjeve shqiptare. Nga këto të dhëna rezulton gjithashtu se, familjet me 3 anëtare kursejnë më shumë se të tjerat, ndërsa ato me vetëm një anëtar kursejnë më pak.

Ndër familjet me të ardhurat më të ulta, që përbëjnë 20% të familjeve në total, 83% e tyre nuk arrijnë të kursejnë, ndërkohë që ndër familjet më të pasura, që përbëjnë gjithashtu rreth 20% të totalit, 57% e tyre ja dalin të kursejnë. Gjithashtu, të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se, familjet ku kryefamilj­ari (personi i referencës) është deri në moshën 34 vjeç, kanë më shumë gjasa të kursejnë, ndërsa familjet ku kryefamilj­ari është mbi 75 vjeç kanë më pak gjasa të kursejnë. Referuar statusit të punësimit të kryefamilj­arit, në rast se është i punësuar, gjasat për kursim janë më të larta, ndërkohë që gjasat më të vogla janë në ato familje ku kryefamilj­ari është i papunë, si dhe pensionist.

Sa i përket edukimit, familjet me kryefamilj­arin me arsim të lartë kanë thuajse dy herë më shumë gjasa të kursejnë se ato ku kryefamilj­ari është vetëm me arsim fillor, 59% kundrejt 30%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania