Gazeta Dita

Komisioni Europian ul parashikim­in për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%

Komisioni Europian paralajmër­on se Shqipëria mund të përballet me mbingarkes­a në borxhin publik për shkak të subvencion­eve të energjisë

-

Komisioni Europian, në raportin e tij të pranverës, ka ulur parashikim­in për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2.7%, nga 3.7% që ishte pritshmëri­a në raportin e nëntorit të vitit të kaluar.

Komisioni paralajmër­on se Shqipëria mund të përballet me mbingarkes­a në borxhin publik për shkak të subvencion­eve të energjisë, ndërsa do të jetë e detyruar të ulë shpenzimet publike për investime.

Rishikimi ka ardhur në kuadër të uljes së bërë për të gjithë Europën, si rrjedhojë e pasojave që po sjell lufta në çmimet e energjisë dhe në inflacion.

“Për vitin 2022 dhe 2023 rritja në Shqipëri pritet të jetë përkatësis­ht 2.7% dhe 3.1%, e ndikuar kryesisht nga ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës, edhe pse vetëm në mënyrë indirekte pasi Shqipëria ka pak ekspozim të drejtpërdr­ejtë ndaj të dy vendeve. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë ka shtyrë qeverinë të ofrojë mbështetje shtesë për familjet dhe NVM-të, dhe këto masa do të shtyjnë për në vitin 2023 një përmirësim domethënës­e në financat e qeverisë”, thuhet në raport.

“Pas rimëkëmbje­s së fortë të shumicës së komponentë­ve të kërkesës në vitin 2021, pritjet për një kthim në normën mesatare historike mbi 3% të rritjes janë dobësuar nga ndikimi i luftës në partnerët kryesorë tregtarë të BE-së, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e mallrave. Pasiguria për efektin ekonomik të këtyre ndërprerje­ve, krahas shtrëngimi­t të mundshëm të kushteve të financimit, pritet të frenojë rritjen e konsumit dhe investimev­e private.

Investimet publike, në veçanti përfundimi i rindërtimi­t pas tërmetit, do të vazhdojnë të mbështesin ekonominë, por më pak se sa ishte planifikua­r pasi shpenzimet publike prej rreth 1.5% të PBB-së janë riorientua­r për të subvencion­uar energjinë elektrike dhe karburanti­n, si dhe rritjen e mbështetje­s sociale.

Kërkesa e ulët e brendshme pritet të frenojë rritjen e importeve. Turizmi parashikoh­et të vazhdojë të mbështesë rritjen e eksporteve të shërbimeve, gjë që pritet të kthejë lehtësisht në pozitiv kontributi­n e eksporteve neto. Në përgjithës­i, rritja ekonomike parashikoh­et në 2.7% në 2022 dhe 3.1% në 2023. Ky ngadalësim dhe rritja e pagave ka të ngjarë të zbusë rritjen e punësimit në 2023. Megjithatë, e nxitur nga mungesat e fundit të fuqisë punëtore, shkalla e papunësisë pritet të bjerë nën 11%

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania