Gazeta Dita

Ryshfetet në Doganën e Morinës, Apeli lë në qeli 15 nga policët kufitarë

-

Shkalla e dytë la në fuqi masat e të parës, të marra më 10 prill. Efektivët akuzohen se lejonin mallra dhe njerëz që të kalonin drejt Kosovës dhe anasjellta­s, kundrejt pagesave deri në 100 euro dhe fitimeve deri në 8 mijë euro në ditë. Filmime dhe përgjime. 14 mbeten në “arrest shtëpie” dhe 4 të pezulluar nga detyra. Pas skandalit, kryepolici Nano urdhëroi pajisjen e kabinave me kamera sigurie

Më datë 10 prill shkalla e parë e GJKKO, në një seancë që zgjati rreth 5 orë, vendosi që të lërë në burg 15 efektivë që u arrestuan nga super operacioni kundër korrupsion­it në doganën e Morinës në Kukës. Ndërkohë që 14 janë lënë në “arrest shtëpie”, e 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Të njëjtat masa janë konfirmuar dje nga Apeli i GJKKO, i cili ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë.

31 efektivët e Doganës së Morinës u arrestuan të premten e datës 8 prill dhe akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë, kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për ç’ka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderue­shme të parave. Gjithashtu u dyshuan për lejimin e makinave të trafikuara apo vjedhura, klandestin­ëve nga vendet e treta dhe raste të tjera penale.

SPAK ka në dosje edhe pamje filmike dhe përgjime që faktojnë aktiviteti­n e dyshimtë të efektivëve nën akuzë. I njëjti operacion i koduar “Pika” u krye edhe në pjesën kosovare të doganës, me mbi 20 policë vendas të ndaluar dhe proceduar.

Nga hetimi janë dokumentua­r 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizoni­n persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontraband­ë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligj­shme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problemati­ka ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrim­eve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroh­eshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjellta­s.

Në media u publikua edhe video e efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloh­eshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdorua­r detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria. Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalish­t nga 10-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontraband­a, sende të tjera të kundraligj­shme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Fitimet shkonin deri në 8 mijë euro në ditë.

Pas këtij skandali, kryepolici Gledis Nano, urdhëroi që tashmë çdo kabinë në kufi të jetë e pajisur me kamera sigurie. Vendimi është firmosur nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, për të monitoruar çdo veprim që kryejnë policët dhe për të shmangur korrupsion­in.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania