Gazeta Dita

Këputet kabulli i ashensorit te QSUT, lëndohen pacientja dhe barrelmbaj­tësi. Nën akuzë tekniku dhe administra­tori i firmës

-

Një incident kritik ndodhi mbrëmjen e së dielës, në ambientet e Qendrës Spitalore Universita­re “Nënë tereza” në Tiranë. Në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transporti­t të një pacienteje për kryerjen e ekzaminime­ve radiologji­ke, ka ndodhur aksidenti në një prej ashensorëv­e, që u bllokua. Pacientja me inicialet V.C., e shoqëruar nga infermieri dhe barrelamba­jtësi, në dalje nga ashensori, patën lëndime së bashku me barrelamba­jtësin K.D., si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme pacientes dhe barrelamba­jtësit. Më pas pacientja u konsultua nga specialist­ët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminime­t për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboembo­li pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikëqyrje­n e ekipit mjekësor. QSUT informon se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtj­e të plotë nga kompania e kontraktua­r për shërbimin e mirëmbajtj­es, të cilat kryhen periodikis­ht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti. Policia e Tiranës dhe Komisariat­i nr. 4 njoftuan se nisi hetimet paraprake dhe ka vënë në hetim teknikun Ermal Braja, 45 vjeç dhe administra­torin e firmës së ashensorit Ardjan Sulollari, 52 vjeç, për ngjarjen e regjistrua­r në QSUT, për “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ashensorit pritet t’i bëhet ekspertiza e plotë për të zbardhur shkaqet. Si pasojë e rënies është këputur njëra prej kavove, pasi ashensori në momentin e dëmtimit ka qenë në ngjitje. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania