Gazeta Dita

SHPALLJE ANKANDI I

-

që ngelen bosh, jeni të detyruar t’i plotësoni manualisht. Në pjesën e dytë të formularit duhet të zgjidhni arsyet dhe llojin e përfitimit që mendoni se ju takon në bazë të kushteve që plotësoni (vjetërsia e punës dhe mosha). Aplikimi online për kërkesën paraprake të pensionit është i vlefshëm vetëm në rastet kur aplikohet për pensionin e pleqërisë.

Më tej, në pjesën e tretë duhet të deklaroni periudhën tuaj të sigurimit dhe zgjidhni dokumentet që keni për të dorëzuar. Gjatë plotësimit të formularit online duhet që të ngarkoni edhe dosjen e dokumentev­e, ku duhet të përfshini: Dokument identifiki­mi Kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portal), fotokopje të kartës së identiteti­t ose certifikat­ë lindjeje personale, certifikat­ë familjare, certifikat­ë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra), fotokopjen e librezës së punës, diplomën e shkollës së lartë (për femrat). Pas përfundimi­t të aplikimit online në vijim ju duhet që të përgatisni dosjen me dokumentet origjinale që ta dërgoni me postë pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore përkatëse ku keni aplikuar për pensionin.

Përfitimet mujore të reduktuara Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur

kanë plotësuar vitet e sigurimit dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësu­ar. Duhet të dini që pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficient­in mujor të reduktimit. Koeficient­i i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj

Masa mujore e pensionit të pleqërisë Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës

së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 59, të ligjit për sigurimet shoqërore. Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Po ashtu çdo person i siguruar që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s.

Pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesiona­le indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionist­ëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritje­s dhe datën e indeksimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania