Gazeta Dita

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë, shumë martohen dhe ndahen

-

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderue­shme e tyre përfundojn­ë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.

Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistrua­n 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019).

Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistrua­n 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve.

Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia (shih grafikun).

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990. Vështirësi­të ekonomike, emigracion­i, dhuna në familje, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave janë disa nga arsyet që kanë ndikuar këtë tendencë. Rreth 56% e kërkesave për divorc në 2019-n u bënë nga gratë, sipas të dhënave të tjera nga gjykatat

Europa

Sipas Eurostat, që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 banorë në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 njerëz në 1964 në 1,6 në 2020. Është interesant­e, thotw Eurostat, qw shkalla e divorcit është ulur në dekadën e fundit, nga 1.9 për 1000 persona në vitin 2010.

Në vitin 2020, në BE kishte rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce, sipas të dhënave më të fundit të disponuesh­me për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nga 1.9 milionë martesa dhe

0.8 milionë divorce të vlerësuara në vitin 2019. Rënia e papreceden­të e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me

Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2. Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në vendin tonë, në vitin 2020 u regjistrua­n 1.5 divorce për një mijë banorë. Shifrat në Europë dhe në Shqipëri

popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës ishin rreth 2 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9).

Janë gratë që po lënë burrat

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmo­në.

Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojn­ë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarrin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshor­tet.

Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave.

Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend, me gati 8 mijë të tilla, me një rritje prej 17.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Emigracion­i, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëve­shjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat treguan për 2019 se kishim 26.1 divorce për 100 martesa. Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 6 mijë, me një tkurrje prej 26.45 me vitin e mëparshëm. Kjo rënie reflekton situatën e krijuar nga pandemia, që çoi ndër të tjera dhe në mbylljen e Gjykatave dhe shtyu shqyrtimin e kërkesave për divorc.

Pandemia dhe emigracion­i rritën numrin e divorceve

Kur rregullat e reja të karantinës morën pushtetin në 2020, shumë njerëz menduan se si do të ndikonte kjo për çiftet që përpiqeshi­n të ruanin marrëdhëni­en e tyre së bashku. A do ta forconte më tepër raportin e tyre, kjo jetesë kaq shumë bashkë, me vetëm një orë leje për të dalë, apo do t’i shtynte çiftet drejt konfliktit? Derisa këto përgjigje i presim ende, duke qenë se statistika­t në Shqipëri për divorcet e 2020-s nuk kanë dalë, shifrat e 2019-s e përkeqësoj­në më tepër situatën.

Për herë të parë, që nga publikimi i statistika­ve të divorceve tri dekada më parë, në 2019 është shënuar niveli më i lartë të tyre, me 26.1 divorce për 100 martesa. Më shumë se një e katërta e martesave po përfundojn­ë në divorc. Kambana alarmi bien nga ekspertët e fushës psikologji­ke dhe sociale, kurse ekspertët ligjorë theksojnë problemati­ka të shumta në zgjidhjen kaq të lartë të martesave.

Ekspertët vëzhgojnë se kur njerëzit përjetojnë stres më të madh nga burime të jashtme të një marrëdhëni­eje, ata luftojnë më shumë për të zgjidhur problemet brenda marrëdhëni­eve të tyre dhe mund ta hedhin pa dashje këtë stres mbi njëritjetr­in.

Kur shoqëria ndryshon, divorci ndryshon

Ndryshimet në ligj në fillim të viteve ‘90 shpjegojnë një pjesë të arsyes se pse numri i divorceve është rritur, por kjo nuk tregon të gjithë historinë. Ndërsa ligji po ndryshonte, shoqëria shqiptare ndryshoi gjithashtu. Institucio­ni i martesës nuk ishte më i ‘paprekshëm’, gratë filluan rrugën drejt një pavarësie ekonomike dhe reagimi ndaj dhunës apo problemeve sociale si kumari etj., u rrit.

Gratë u shtuan në forcën punëtore në sektorë të ndryshëm. Ato nuk vareshin më nga burrat për t’i mbështetur. Pavarësia i lejoi ato të largoheshi­n nga një martesë e palumtur dhe të siguronin një jetesë për veten, apo edhe për fëmijët. Divorci gjithashtu u bë më i pranueshëm. “Faji” i divorcit ka nisur të zhduket. Ndërsa më shumë çifte ndaheshin, divorci u bë gradualish­t pjesë normale e jetës dhe të mos ishte më tabu.

Ndryshime të tjera mund të shpjegojnë pse u rrit divorci, sipas ekspertëve sociologë, duke përfshirë: rritjen e bashkëjete­sës, një person i divorcuar që rimartohet pas një divorci ka shumë më shumë gjasa të divorcohet përsëri. Gjithashtu, është vënë re një tendencë, që fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë të ngjarë të divorcohen. Ndërsa numri i prindërve të divorcuar rritet, do të rritet edhe numri i fëmijëve të tyre që divorcohen.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania