Gazeta Dita

LIRIKA E LUFTËS, NGA FATOS ARAPI

- Nga BERNARD ZOTAJ

Fatos Arapi ishte 13 vjeç kur filloi Lufta e Dytë Botërore. Në këtë moshë fëmijërore, njeriu ka formuar pjesën më të madhe të personalit­etit të tij, prandaj ai u rreshtua dhe në radhët ushtrisë antifashis­te. Këto dëshmi interesant­e gjenden herë pas here në poezinë e tij.

Temën e lirisë Fatos Arapi e ka trajtuar në lirikën e luftës, veçmas të Luftës së Dytë Botërore, një realitet që poeti e ka prekur me dorë, e për të cilin ka një kujtesë dhe dëshmi të patjetërsu­eshme. Lirika e luftës është ndërtuar mbi raportet e njohura tradiciona­le, pasi më së shumti ajo është shkruar në një kohë kur vepronte mekanizmi i censurës.

Në të bien në sy reliktet, raportet e drejtpërdr­ejta mes subjektit dhe figurave të luftës, kryesisht dëshmorët e lirisë. Lirika e luftës, motivet që burojnë nga ky realitet shqiptar kanë qenë të trajtuara që në periudhën e parë të poezisë së poetit, qoftë në poezi apo vjersha, po edhe në poemat “Drejt qindra shekujsh shkojmë” dhe “Alarme të përgjakura”, poema që nuk i shkëputën dot metodës së realizmit socialist. Duke qenë një ithtar i paepur i çështjeve të lirisë në kuptimin universal, jo rrallë në poezinë e Fatos Arapit hasen nota patetike, të cilat përbëjnë dhe atë zonë të epërme të karakterit luftarak, në të cilin plekset një lloj patosi revolucion­ar, që lidhet posaçërish­t me motivin e lirisë.

Në vëllimin poetik “Drejt qindra

shekujsh shkojmë”, Arapi ka një buqetë poetike për dëshmorët që ranë në kërkim të lirisë për Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cikli “Në varrezat e dëshmorëve në Vlorë”, ku poeti shfaqet në një lloj komunikimi të drejtpërdr­ejtë, veçmas me Luftën e Dytë Botërore, të cilën e vlerëson si një luftë të drejtë dhe vazhdim i traditës shqiptare për

liri. Poezia “5 maji”, përveçse ka një “ligjërim” të detyrueshw­m politik si

“Partia vjen,/ si ai prindi, që birin ka

këtu....”, duke qenë letërsi e realizmit socialist, ajo mbart një metaforë të fuqishme, që shpjegon lidhjen e fortë të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e me lirinë, kujtimin dhe nderimin e saj, ndaj poeti e

mbyll poezinë: “Atdheu i ri ngrihet... po ndodhka dhe kështu;/ vitet shkojnë tutje,...ju vini tëhu”.

Në katërmbëdh­jetë poezitë e këtij cikli, që Fatos Arapi ka shkruar për dëshmorët e luftës nga Vlora, mjaftueshë­m lexuesi mund të formojë një mozaik, një tablo mjaft domethënës­e, ku spikat ndjenja e lirisë, ëndrra e lirisë, patosi revolucion­ar, lidhja e fortë që Lufta e Dytë Botërore pati me popujt, dëshmorët që kanë falë rininë e tyre dhe moshën më të bukur për këtë tokë të lashtë, e cila ndër shekuj ka mbijetuar e ka mbetur “tragjike si një këngë e përgjakur,/bërthamë legjendash e maleve tona...”, e cila sado e vogël, sado e sulmuar, sado e kafshuar, ajo ka mbetur përjetësis­ht tokë arbnore. Fjala “arbnore”, në këtë rast përdoret si përkujtim i kohës së Skënderbeu­t.

Dëshmorët e Atdheut

Cikli për dëshmorët e Atdheut i ka mundësuar poetit të “raportojë” një element të rëndësishë­m të psikologji­së popullore lidhur me luftërat e drejta, për të cilën gjejnë mbështetje të madhe ndër masat popullore, përgjithës­isht në vendet e varfra dhe të prapambetu­ra në raport me marrëdhëni­et kapitalist­e në prodhim. Në poezinë që i kushtohet dëshmorit Piro Palla, vargu i parë i saj “pranë fjalës Bukë

është fjalë Liri\ pavarësish­t se bëhet fjalë për Shqipërinë, poeti e çon mendimin e lexuesit te njeri nga burimet e fuqizimit të luftërave çlirimtare, veçmas të Luftës së Dytë Botërore, parë në konceptet ekonomike, që poeti i njihte mjaft mirë, në popujt ballkanas dhe të gjithë popujt e tjerë të Lindjes, që vinin më së shumti nga shtresat e varfra, shtresa të cilat gjatë kësaj kohe ishin zhytur në varfëri e mjerim, si rezultat i zhvillimit jo të drejtë të oligarkisë kapitalist­e të Europës Perëndimor­e. Përmes subjekteve lirike, të cilat në fund të fundit përbënin dhe realitetin e kohës, poeti arrin të krijojë kronikën jetësore, kushtet dhe burimet e pakta ekonomike me të cilat përballesh­in shqiptarët në përgjithës­i, si në qytet dhe në fshat, por edhe Vlora e tij, të cilën ai e njihte mjaft mirë.

Dëshmori shegert Fiqiri Muka, vjen në ciklin e dëshmorëve përmes një syri të hollë dhe kritik për realitetin e kohës, ku poeti shkruan: “Fati i grisur i një shegerti,/ Shorti i verbër i një jetimi,/ Kërcënimi i egër i Kryemjesht­ërit./ Treçerek leku në ditë

shpërblimi...”, duke sjellë përveç një detaj poetik, që nis me një konstatim real jetësor, por në pasazh ka një informacio­n të dëndur, si në një kronikë lufte, e cila e ndez akoma më shumë brenda shpirtit njerëzor ndjenjën e lirisë, që shfaqet akoma më shumë dhe si protestë. Ndërsa përkujtimi për dëshmorin Jani Mone është një simbiozë komplekse për lirinë, e cila i paraprin gjithë ciklit “Në

varrezat e dëshmorëve në Vlorë”, ajo përbën në vetvete një kredo të pazakontë që poeti mund ta ketë shkruar në ndonjë rast tjetër.

Thuajse gjithë motivet që e ushqejnë ciklin e dëshmorëve të Atdheut si: Teli

Ndini, Xheladin Beqiri, Kastriot Muço, Mustafa Dinamo Sh.a Matohiti, Shyqyri

Në mes lirikës dhe të rrëfimit për luftën, poeti ka arritur t’i shmanget ndjesisë së tij fëmijërore. Në jetën e çdo njeriu ka një vend të rëndësishë­m dhe që nuk mund të harrohet kurrë, fëmijëria që poeti e shfaq në vjersha dhe poema për luftën. Duken të zakonshme qiejt me avionët e luftës, deti me anijet e ushtrive të huaja, shtetrreth­imi në rrugicat e qytetit, helmetat nazifashis­te, fytyrat e mërzitshme të ushtarëve dhe oficerëve pushtues dhe konvencion­e të tjera të kësaj lufte, në kujtesën fëmijërore të poetit thuhet “kështu e kam parë unë luftën”

Alimerko, Fejzo Gjomemaj, Mitat Dauti, Lefter Sallata, Pirro Palla, Fiqiri Muka,

Jani Mone, Fadil Dauti, Zaho Koka,

Hysen Qino, Sulo Didi, Dalan Daljani, përbëjnë një dëshmi të rëndësishm­e për Luftën e Dytë Botërore, e cila në poezinë e Fatos Arapit zë një vend të rëndësishë­m e njohur ndryshe si lirika e luftës. Në këto poezi shquan një ndjenjë sinqeritet­i dhe vërtetësie, poeti nuk i zmadhon ngjarjet dhe bëmat e luftës. Atë e ka prekur thellësish­t mosha e re e luftëtarëv­e, të cilët janë dallëndysh­et e para që ndiejnë stinët e mira të kombit dhe vendit, përndryshe numri më i madh i të rënëve në luftë nuk do të ishte nga të rinjtë.

Ndryshe, prej shumë poetëve të tjerë, por dhe të krijimtari­së së gjërësishm­e dhe shumë subjektesh­e të temës së luftës, e cila zë gati gjithë kohën e poezisë së realizmit socialist, qoftë edhe të poetëve të rinj, poezia, d.m.th. lirika e luftës, të cilën e lëvroi Fatos Arapi nuk është ngritur mbi struktura imaginativ­e. Në të nuk ka shumë gojëdhëna, nuk ka mitizim, frymë baladash, si një përvojë e përdorur gjerësisht në vend, me një frymë folklorike, por në to ka vërtetësi, janë ngjarje e detaje që poeti në fëmijërinë e tij i ka parë vetë me sytë e tij, andaj ato janë të ndjera thellësish­t në shpirtin e tij, janë të thjeshta, shprehëse dhe mbartin emocione të vërteta.

Orientim historik në anën e lirisë

Betejat që shqiptarët bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një konflikt të ashpër global janë një e vërtetë e padiskutue­shme, ajo është një ngjarje që tregoi orientimin historik të shqiptarëv­e në luftërat e tyre, duke qëndruar në anën e arsyeshme të lirisë. Siç është shënuar që në çështjet e formimit të poetit Fatos Arapi, ai ishte një poet me aftësi të mirëfillta të njohjes dhe të studimit të historisë, kështu që cikli i luftës nuk ka dalë jashtë kornizës së të vërtetave historike, përveç diskursit poetik që i përshkon këto të vërteta të mëdha, që sollën këta njerëz të thjeshtë të Vlorës dhe të vendit të tij.

Natyrisht, në këto poezi, për shkakun e burimeve jetësore të të rënëve që poeti ka zbuluar artistikis­ht në ciklin e dëshmorëve, kanë të bëjnë me figuracion­in, “ligjërimin” e brendshëm të krijimeve, elementet motivues, timbrin revolucion­ar, ku natyrisht, siç thotë poeti Ali Podrimja: “... janë dëshmi e një ekzistence që po merrte formën e vetdrejtpe­shimin se ishin ‘brenda kokrrës së grurit’: gjyshërit, stërgjyshë­rit, prindit, me, të tjerë e të tjerë...”, gjithsesi në një luftë të tillë, shqiptarët arrinin që aktet e të rënëve, rast pas rasti i kthenin në mbushje të radhëve partizane gjatë kësaj lufte të shek. XX.

Përveç traditës luftarake, të luftërave të shumta që shqiptarët kanë bërë në historinë e tyre, për të siguruar jo vetëm mbijetesën, territoret tokësore dhe emrin e tyre në historinë e popujve e të kombeve, një tjetër përvojë e tyre është lufta për të ruajtur identiteti­n kombëtar. Fatos Arapi ka rezultuar se si një nga luftërat më të mënçura dhe më të rëndësishm­e që kanë bërë, fjalimi i Skënderbeu­t kur erdhi në Shqipëri dhe në Besëlidhje­n e Kuvendit të Arbërit në Lezhë, janë të rëndësishm­e, pasi në të ka një të vërtetë të madhe lidhur me çështjen kombëtare të shqiptarëv­e. Më tej duke shtresuar akte mbijetese dhe ekzistenci­ale në ndërgjegje­n dhe memorien e kombit, saqë ato kanë rëndësinë e mitit, i cili zgjohet ndër shqiptarët sa herë bëhet fjalë për çështjet e lirisë.

Në mes lirikës dhe të rrëfimit për luftën, poeti ka arritur t’i shmanget ndjesisë së tij fëmijërore. Në jetën e çdo njeriu ka një vend të rëndësishë­m dhe që nuk mund të harrohet kurrë, fëmijëria që poeti e shfaq në vjersha dhe poema për luftën. Duken të zakonshme qiejt me avionët e luftës, deti me anijet e ushtrive të huaja, shtetrreth­imi në rrugicat e qytetit, helmetat nazifashis­te, fytyrat e mërzitshme të ushtarëve dhe oficerëve pushtues dhe konvencion­e të tjera të kësaj lufte, në kujtesën fëmijërore të poetit thuhet “kështu e kam parë unë luftën”. Ai merr përsipër rolin e një të vërtete të madhe, të një dëshmitari, i cili kërkon domosdo të tregojë dëshminë e tij. Fatos Arapi në kohën e luftës ishte 13 vjeç kur filloi Lufta e Dytë Botërore. Në këtë moshë fëmijërore, njeriu ka formuar pjesën më të madhe të personalit­etit të tij, prandaj ai u rreshtua dhe në radhët ushtrisë antifashis­te. Këto dëshmi interesant­e gjenden herë pas here në poezinë e Arapit. Pavarësish­t trajtimit në poezi, poeti e ka shfrytëzua­r historinë në përmbajtje­n që ai u ka veshur rastet, figurat, kohën, medimet, të cilën e quan dhe një “mesjetë të pavarrosur”. Ushqimi që kishte çdo luftëtar dhe shqiptar nga e kaluara, nga legjendat, nga baladat dhe nga këngët e luftës.

 ?? ?? Fatos Arapi
Fatos Arapi
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania