Gazeta Dita

Inter-Milan, dueli për titullin. Kur do të luhen 90 minutat finale të Serisë A

-

Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria do të zhvillohen pasditen e së dielës në orën 18:00.

Ky ishte vendimi zyrtar i marrë nga Liga e Serisë A, ku do të vendoset gjithçka për titullin kampion të dielën e 22 majit.

Seria A është programuar të luhet në tre ditë me ditën e premte që do të zhvillohet Torino-Roma në orën 20:45, përshkak se skuadra e Zhoze Murinjos do të përgatitet për të luajtur në finalen e Ligës së Konferencë­s në “AIR Albania” më 25 maj ndaj Fejnordit.

Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshje, Lacio-Verona, Fiorentina-Juventus, Atalanta-Empoli dhe Xhenoa-Bolonja.

Të dielën do të luhen 5 ndeshje, ku do të hapet me ndeshjen Specia-Napoli në orën 12:30.

Vazhdon më pas në orën 18:00, me duelet për titull, ku Milanit i mjafton vetëm një pikë ndaj Sasuolos, por Interi do të besojë deri në fund dhe me duelet e mbijetesës në orën 21:00, Venecia-Kaljari dhe Salernitan­a-Udineze.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË FUNDIT TË SERISË A

20/05/2022 – E Premte, ora 20:45: Torino-Roma

21/05/2022 – E Shtunë, ora 17:15: Xhenoa-Bolonja

21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Lacio-Verona

21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Fiorentina-Juventus 21/05/2022 – E Shtunë, ora 20:45: Atalanta-Empoli 22/05/2022 – E Dielë, ora 12:30: SpeciaNapo­li 22/05/2022 – E Dielë, ora 18:00: Sasuolo-Milan 22/05/2022 – E Dielë, ora 18:00: InterSampd­oria 22/05/2022 – E Dielë, ora 21:00: Venecia-Kaljari 22/05/2022 – E Dielë, ora 21:00: Salernitan­a-Udineze

“Gjiganti” suedez në tentativë për të karikuar tifozët e pranishëm në momentin që autobusi i skuadrës po i afrohej “San Siros”, ka goditur me forcë xhamin e përparmë, i cili është krisur. Një tjetër moment ikonik ky, nga ata që vetëm Zlatan mund t’i dhurojë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania