Gazeta Dita

Vrasje me pagesë, luftë mes grupeve, grabitja e Rinasit dhe narkotrafi­ku. Kush janë 18 të arrestuari­t e operacioni­t, skeda kriminale

-

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, SPAK në bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit, zhvilloi një operacion në disa qytete të vendit. Nga 32 urdhërarre­ste të lëshuara, janë ekzekutuar 18, ndërsa 9 prej tyre ishin në qeli. 14 emra të rrezikshëm të botës së krimit, janë ende në kërkim. Por kush janë janë 18 të arrestuari­t?

Ardian Uzuni

Akuzohej si bashkëpunt­or i Dhimitër Zitos, 22-vjeçarit të arrestuar pasi akuzohej se ishte paguar për eliminimin e 37-vjeçarit Edmond Çakmashi. Porosinë thuhet se e ka porositur Alfred Qefalia.

Altin Ndoci

Emri i Altin Ndocit doli në pah gjatë vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Ai thuhet se kishte lidhje me dy vëllezërve, edhe për faktin se kanë qenë me origjinë nga Puka. Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Skerdi Tasi

Skerdi Tasi është i dyshuar si vrasës me pagesë, pjesë e grupeve krimianale në Tiranë dhe mëngjesin e 18 Janarit 2022 qëlloi për ta vrarë te liqeni artificial biznesmeni­n Lulzim Masha, pronarin e një shkolle private. Tasi pas arrestimit tha se ngatërroi person, por dëshmia e të penduarit Dumani konfirmoi se shënjestra ishte biznesmeni dhe krimi ishte paguar.

Leonard Palushi

Palushi është ka qenë me detyrë oficer Policie. Ai ka qenë i ngarkuar prej vitesh në Elbasan, por pas serisë së vrasjeve atje, u emërua nga Lezhë. Nuk dihet konkretish­t se përse është i arrestuar dhe për cfarë akuzohet.

Fatos Gosa

Fatos Gosa i njohur si i forti i “Peqinit” i hetuar më herët, njihet nga SPAK edhe si personi që krijonte lidhet mes grupeve kriminale dhe botës së izoluar të burgjeve.

Erion Alibej

Erion Alibej njihet si organizato­ri dhe porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt më 20 dhe 29 korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntorin”. Erion Alibej në Itali njihej me emrin Andrea Alibej dhe ka qenë i arrestuar së bashkë me të vëllanë për trafik droge, i cili u vra në një atentat në vitin 2018 në Bradashesh, ku u ekzekutuan edhe 2 të tjerë. Endrit Alibej u vra te zona e Metalurgji­ku në Elbasan dhe mendohet që Erion Alibej ka marr hak për vëllanë e tij dhe kundrejt pagesës ka vrarë Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj. Motiv i krimit kanë qenë larja e hesapeve të drogës dhe rivaliteti.

Gentian Sharra

Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport.

Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër ElbasanRre­thrrotulim­i i Bradashesh­it, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimi­n “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale.

Florenc Çekrezi

Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë.

Elvis Koçi

Roli i Elvis Koçit, ose me mbiemrin Çaushllari, njohur edhe si Vis Korçari në këto grupe ende mbetet i panjohur ndërsa në 2020 ai i shpëtoi një atentati pas përlasjes me armë në qendër të Elbasnit. Aty ai mbeti i plagosur në shpatull ndërsa u qëllua nga i dyshuari Migert Qosja.

Ilirjan Feçi

Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretish­t më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma. Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.

Petrit Qoli dhe Agron Qoli

Edhe Petrit Qoli e Agron Qoli që nga hetimet e SPAK kanë lidhje të afërt mes tyre, nuk dihet se çfarë roli kanë patur në këto grupe, ndërsa rezultojnë të arrestuar për llogari të grupit kriminal që operonte në Durrës.

Agron Qafa

Agron Qafa, i arrestuar këtë të enjte, rezulton i prangosur edhe më herët në kuadër të operacioni­t antidrogë “Shenkolli”, në vitin 2015.

Artan Plaku

Asllan (Artan) Plaku, më 2015 është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të trafikimit të minave të telekomand­uara dhe dyshohet se të njëjtin aktivitet e bënte sërish i sapodalë nga burgu. Plaku është pjesë e grupit kriminal të goditur në Durrës.

Besjan Xhixha

Besjan Xhixha, akuzohej për përfshirje­n në vrasjen e vëllezhërv­e Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme la të pandryshua­r masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit 2020 në Durrës. SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla. Ai i tha prokurorëv­e se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimi­n e vëllezërve Haxhia. Sipas të penduarit, për ndryshimin e planit nga Diva, që u infektua me COVID, ata kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania