Gazeta Dita

Rezultatet 1-vjeçare të SPAK-ut priten me skepticizë­m të madh në Kuvend

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme, Arben Kraja, raportoi të premten në Komisionin Parlamenta­r të Ligjeve punën e këtij institucio­ni gjatë vitit 2021, ku u përball me pyetje nga deputetët

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, raportoi për vështirësi­të në dy vitet e para të punës së SPAK gjatë një seance në komisionin parlamenta­r të Ligjeve të premten në Kuvend, ndërsa u përball me pyetje për presionin politik dhe publik.

Kraja shpjegoi vonesat për gjetjen e zyrave dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe i paraqiti komisionit një raport statistiko­r për çështjet e hetuara. Megjithatë, diskutimi u fokusua kryesisht tek deklaratat publike të kryeminist­rit Edi Rama për punën e SPAK si dhe te çështjet me ngarkesë politike.

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeajt e pyeti Krajën lidhur me deklaratat e Ramës, të cilat i konsideroi ndërhyrje në punët e drejtësisë.

“Ju e konsideron­i ndërhyrje në punët tuaja dhe a rrënon kjo besimin e publikut tek ju?” pyeti Alibeaj, duke shtuar nëse Kraja e shihte të nevojshme që Kuvendi të miratojë një dispozitë penale të posaçme që të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në drejtësi.

Kraja ripërsërit­i qëndrimin e tij se nuk ia lejonte ligji të komentonte deklarata publike, por shtoi se nuk e shihte aq shqetësues­e këtë gjë sa të kthehej në ligj.

“Kemi një parim, të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk i ndalojmë dot, por ne duhet të vijojmë të shohim letrat që kemi të jemi korrekt me ligjin,” tha ai.

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj konstatoi tentativat për ndërhyrje, por shtoi se prokurorët e SPAK mbrohen nga ligji dhe se është në dorën e tyre që të vendosin të mos tundohen nga këto intimidime.

“A ka përpjekje për ndikim dhe për ta deformuar dhe delegjitim­uar, për të kontrollua­r dhe për të interferua­r? Padiskutim që ka. Por ju jeni maksimalis­ht të mbrojtur,”i tha Xhafaj Krajës.

“Puna juaj do ta dëshmojë nëse prokurorët i kanë shpëtuar tundimit për të ndarë me të tretët,” shtoi ai.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko i tha Krajës se SPAK ka vetëm një kundërshta­r dhe ajo nuk është politika, por është pritshmëri­a e publikut për punën e këtij institucio­ni.

Kraja u përgjigj se prokurorët ishin të pavarur në punën e tyre, edhe nga drejtuesi i SPAK. Ndërsa shqetësime­ve të deputetëve socialistë pse nuk merr në shqyrtim dosjen e 21 janarit, ai iu përgjigj se është çështje ligjore kompetenca­sh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania