Gazeta Dita

Michel prezanton në Tiranë ‘idenë’ e Macron: Nuk bëheni anëtarë, por do merrni pjesë në tryeza

-

Presidenti i Francës, Macron më herët dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, së fundmi kanë propozuar krijimin e një Bashkësie gjeopoliti­ke evropiane, në të cilën do të përfshihes­hin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së. Kjo do të përfshinte edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencë­s për shtyp në Tiranë Michel dhe Rama folën për Shqipërinë si një vend i asociuar, çka do të thotë se vendi ynë do të jetë në tryezat e BE-së ku do të ketë vendimmarr­je, por jo një vend anëtar.

PYETJE: Ju propozoni një mekanizëm të ri, jo për anëtarësim­in, por i mban afër vendet me BE-në. pse harxhohen kaq shumë energji për të gjetur mekanizma të rinj dhe nuk investohen energjitë që në Qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një datë për Konferencë­n Ndërqeveri­tare.

Michel: Keni të drejtë. Objektivi kryesor që kam unë është t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Ne mendojmë që është gjë e mirë që të diskutojmë me miqtë tanë për këtë ide, jo që të gjejmë një justifikim tjetër, por ti japim një shtysë më të madhe kësaj. Ne ishim të gjithë në Suedi dhe shkëmbyem ide me njeritjetr­in. Kryeminist­ri më tha se sa e rëndësishm­e është të përfshijmë udhëheqësi­t në nivel politik. Unë e ndaj këtë mendim me të. Ju e dini, një ide që është shumë pranë me këtë koncept, e anëtarëve të asociuar, është një qasje e përafërt që të bashkëpuno­jmë me njeri-tjetrin.

Rama: Është një pyetje me shumë rëndësi dhe është me shumë rëndësi që të jepet përgjigjia e plotë pa lënë të zëmë vend ideja që këtu kemi të bëjmë me një shmagie. E kam diskutuar edhe me Presidenti­n e Francës dhe Kancelaren nevojën që BE të kapërcejë këtë fazë kur e gjithë marrëdhëni­a jonë me BEnë si Shqipëri apo vende të Ballkanit Perëndimor është një marrëdhëni­e që kalon vetëm përmes procesit të integrimit europian dhe të hedhë një hap më tutje për ta afruar politikish­t shumë më pranë Ballkanin Perëndimor. Teknikalit­etet janë çështje tjetër, por flasim në parim, duke bërë të menjëhersh­ëm integrimin në aspektin politik. Që do të thotë pjesëmarrj­e e vendeve tona në tryeza, pjesëmarrj­e në proceset e përgatitje­ve të vendimmarr­jeve që lidhen me sigurinë dhe përballimi­n e krizave që të bashkëjeto­jmë si një komunitet i njëjtë. Brenda këtiij komuniteti vendet kanë detyrimet e tyre. Ideja e anëtarit të asociuar të BE-së është një ide që po merr më shumë mbështetje. Nuk e dimë se si dhe kur do materializ­ohet, por e kam ndjekur dhe e mbështes plotësisht vizionin e Presidenti­t të Francës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania