Gazeta Dita

Pas ukrainasve, shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021

Numri më i madh i refuzimeve të hyrjeve në 2021 u raportua nga Hungaria (34 700), e ndjekur nga Polonia (26 200), Kroacia (14 200) dhe Rumania (11 000).

-

EUROSTAT

Në vitin 2021, rreth 139 000 shtetasve nga vende jashtë BE-së iu refuzua hyrja në Bashkimin Europian në një nga kufijtë e saj të jashtëm, 1% më shumë krahasuar me 137 800 në vitin e kaluar.

Eurostat bëri të ditur se, qytetarët ukrainas përbënin numrin më të madh të refuzimeve në vitin 2021 (50,200) dhe pas qytetarët e Shqipërisë me rreth 18,600 refuzime dhe Moldavisë me 9,100 refuzime.

Numri më i madh i refuzimeve të hyrjeve në vitin 2021 u raportua nga Hungaria (34 700), e ndjekur nga Polonia (26 200), Kroacia (14 200) dhe Rumania (11 000).

Qytetarët e pranishëm në mënyrë të paligjshme ne BE u rriten me 2% krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021, rreth 681,200 qytetarë jashtë BE-së u gjetën të pranishëm në mënyrë të paligjshme në BE. Kjo ishte 22% në krahasim me vitin 2020 (557 500).

Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të pranishëm në mënyrë të paligjshme në vitin 2021 (215 200), e ndjekur nga Hungaria (134 100) dhe Gjermania (120 300).

Sirianët përbënin numrin më të madh të personave të pranishëm ilegalisht në BE në vitin 2021 (79 800). Në vitin 2021, rreth 342 100 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshi­n nga territori i Shteteve Anëtare të BE-së, një rënie prej 14% krahasuar

SHIFRAT

Ukrainasit dhe shqiptarët (9 400 secili) kryesuan listën e shtetasve jo të BE-së të kthyer në një vend tjetër në vitin 2021, të ndjekur nga gjeorgjian­ët (5 400) dhe pakistanez­ët (3 200). me një vit më parë (396 400). Ndër vendet anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshi­n nga territori i saj në vitin 2021 (125,500), e ndjekur nga Gjermania (31,500) dhe Greqia (28 800).

Në vitin 2021, numri më i madh i personave të urdhëruar të largoheshi­n nga një territor i një shteti anëtar të BE-së u vu re mes algjerianë­ve (26 400), shqiptarëv­e (22 000) dhe marokenëve (21 800).

Në vitin 2021, rreth 82 700 shtetas joanëtar të BE-së u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një shteti të caktuar anëtar të BE-së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania